Ermal Krasniqi ka nisur mbarë te Cluji rumun. Ai të dielën shënoi gol në fitoren 3:0 të Clujit ndaj një seleksioni spanjoll. Krasniqi shënoi për 3:0 në minutën e 86-të.
Ai realizoi me goditje të saktë nga zona. Krasniqi ditë më parë u transferua te kampioni rumun nga Ballkani i Suharekës.