Ndeshja e dytë e fazës së dytë grupore në Kupën e Botës, është mes Katarit dhe Senegalit.
Nikoqirët e Kupës së Botës dhe afrikanët do të ndeshen mes vete në ‘Al Thumama Stadium’ të Dohas me fillim nga ora 14:00, dhe i takon grupit A.
Të dy kombëtaret kanë humbur ndeshjet e para në grup dhe synojnë të fitojnë pikët e parë në këtë Kampionat Botëror, dhe tani edhe trajnerët e tyre kanë shfaqur formacionet titullare për këtë sfidë.
Katar: Barsham; Pedro Miguel, Madibo, Khoukhi, Hassan, Ahmed; Alhaydos, Boudiaf, Mohamad; Afif, Almoez Ali
Senegal: Mendy; Sabaly, Koulibaly, Diallo, Jakobs; I.Sarr, Gana Gueye, N.Mendy, Diatta; Diedhiou, Dia. /Tëvë1/