Futbollisti i Gjilanit, Yll Hoxha në emisionin qëndror të sportit ‘VAR” në Tëvë1, u shpreh se do të kishte qenë mirë të ftoheshin edhe tre lojtarë të Superligës. Sipas Hoxhës, Dabiqaj, Korenica dhe Thaqi kanë merituar një ftesë.
“Kishte qenë e mirë të ishin të ftuarë edhe dy/tre futbollistë, pasi do të ishte reklam e mirë për futbollistët e Superligës. Mendoj se do të kishte qenë mirë të ftohen Dabiqaj, Korenica e Thaqi. Të mësohemi të paktën edhe nga Shqipëria, që marrin lojtarë nga Superiorja. Kjo do të ishte një reklamë e mirë për ligën tonë”, tha Hoxha.