Kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City mposhti me lehtësi 3:0 skuadrën e Wolves. Edhe në këtë takim si në pothuajse secilin në këtë edicion shkëlqeu Erling Haaland.
Norvegjezi realizoi tri gola, duke e çuar kështu numrin e golave në 25 teksa ka 19 paraqitje. Ky ishte hat-tricku i katërt për yllin e Man City këtë sezon.
Haaland gjuajti me kokë në minutën e 40’ dhe i dha epërsinë ‘Citizens’. Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të vendasve.
Edhe në 45 minutat e tjerë lojë më të mirë bën City. Ata gjetën golin edhe dy herë me anë të sulmuesit shtatlartë, Haaland. Në minutën e 50’ i saktë u tregua nga penalltia dhe dyfishoi rezultatin.
Më pas katër minuta më vonë pas një asistimi të mirë nga Riyad Mahrez norvegjezi e çoi rezultatin në 3:0. Wolves krijuan disa raste shënimi, por të pamjaftueshme për të tundur rrjetën e Ederson.
Me këtë fitore Man City qëndron në vendin e dytë me 45 pikë. Kurse Wolves janë në pozitën e 17 me 17 pikë.