Edhe sot zhvillohet xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës, me dy sfida që pritet të jenë shumë interesante, në Klinë dhe Mitrovicë.
Dukagjini ende nuk ka marrë fitore dhe kërkon që një gjë të tillë ta bëj sot në stadiumin “18 qershor” ndaj Drenicës. Klinasit janë të fundit në tabelë dhe duan me çdo kusht triumfin, derisa Drenica udhëton për mos tu mposhtur.
Ndërkaq në Mitrovicë, Trepça ’89 e pret Ferizajn. Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë pas fitoreve në fundjavë, dhe synojnë vazhdimësinë e rezultatet të mira. /Tëvë1/