Negociatat mes Di Marias dhe Juventus po vazhdojnë për rinovimin e kontratës.
Tashmë kishte pasur një takim pozitiv në javët e fundit, ndërsa një tjetër ishte planifikuar për në fund të prillit.
Argjentinasi përsëriti se dëshiron të qëndrojë edhe një vit në Torino.
Familja e tij është integruar shumë mirë, ai ndihet si lider dhe mendon se qëndrimi në Itali do ta ndihmonte të shkonte në Copa America 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e shtyrë kështu kthimin në vendlindje për një vit.
Prandaj ai po shkon drejt një zgjatjeje bardhezi deri në vitin 2024, raporton La Gazzetta dello Sport.
Di Maria iu bashkua Juventusit në vitin e kaluar nga PSG.