Vetë Ancelotti nuk është shprehur qartë në lidhje me të ardhmen, ndaj presidenti i Los blancos, Florentino Perez kërkon të mos surprizohet në momentin e fundit.
Perez ka nisur nga puna për të identifikuar pasuesin e italianit te Real Madrid. I preferuari i spanjollëve është Mauricio Pochetino. Emri i ish-trajnerit të Tottenham dhe PSG, është lakuar shpeshherë tek Real Madrid, por duket se tashmë është koha e duhur që palët të nisin bashkëpunimin.