TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Spiropali në Strasburg: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

nga Tëvë1
20 Mars, 2025
1
A A
Spiropali në Strasburg: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila zhvillohet në datat 20-21 mars në Strasburg.

Gjatë fjalimit të saj Spiropali theksoi rëndësinë e forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Spiropali u ndal në disa aspekte kyçe të zhvillimeve të Shqipërisë gjatë 30 viteve të fundit.

“Demokracia nuk dobësohet brenda natës, dhe as nuk mbetet e fortë pa përpjekje. Nëpër Evropë tablotë politike po ndryshojnë, besimi tek institucionet po testohet dhe forcat e jashtme kërkojnë të manipulojnë opinionin publik. Rrallëherë ndodh që këto ndryshime të njoftohen qartësisht; ato shpalosen gradualisht, duke riformatuar normat, duke ndikuar tek qeverisja dhe duke sfiduar themelet ku ne mbështetemi”, tha Spiropali.

“Shqipëria e ka përjetuar në vetë të parë sa e brishtë dhe njëkohësisht sa e fortë mund të jetë demokracia. 30 vite më parë, kur Shqipëria u pranua anëtare e Këshillit të Evropës, pas një izolimi absolut, demokracia për shqiptarët ishte ende vetëm një ideal, sundimi i ligjit sapo kishte nisur të zëvendësonte partinë-shtet dhe partinë-ligj, dhe të drejtat e njeriut, sidomos ato politike, fetare e të pronës kishin filluar të shndërroheshin në një aspiratë për qytetarët. Shqipëria, 30 vjet pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka arritur para portave të Bashkimit Evropian, me arritje thelbësore e të prekshme në tri shtyllat kryesore të organizatës të madhe evropianë”, shtoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në procesin e integrimit me Bashkimin Evropian. Sipas kryeparlamentares, Shqipëria është lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin evropian të vendeve të rajonit.

“Vendimi i Asamblesë Parlamentare i prillit 2024 për të nxjerrë Shqipërinë nga procedura e monitorimit të plotë, është një konfirmim i arritjeve tona. Objektivi strategjik kombëtar i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030 dhe përfundimin e negociatave teknike brenda vitit 2027 ka gjetur një mbështetje të plotë nga Bashkimi Evropian. Vendimi i Parlamentit Evropian për hapjen në Shqipëri të Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor është një rikonfirmim i faktit se Shqipëria është jo vetëm vendi kandidat me vizionin më të qartë, shpejtësinë më të lartë dhe vendosmërinë më të madhe drejt familjes evropiane, por është edhe një qendër dhe lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin evropian të vendeve të rajonit”, tha Spiropali.

“Progresi i Shqipërisë drejt Bashkimin Evropian është edhe rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe njohjes nga Këshilli i Evropës të arritjeve tona, sidomos në pavarësinë e degëve të qeverisjes, reformën e thellë dhe gjithëpërfshirëse në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e pakicave dhe të të drejtave të njeriut, lirinë e medias etj.”, shtoi kryeparlamentarja.

Spiropali gjithashtu theksoi rëndësinë e roli të Kuvendit në forcimin e demokracisë dhe mbikëqyrjen e institucioneve.

“Kuvendi i Shqipërisë mbetet i palëkundur në lidershipin, garantimin e legjitimitetit demokratik dhe gjithëpërfshirjen e procesit të integrimit evropian, në avancimin dhe thellimin e reformave, mbështetjen e institucioneve të drejtësisë dhe të pavarësisë së tyre dhe mbrojtjen e vlerave dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, tha Spiropali.

“Ajo demokraci që dështon të mbajë balancën institucionale, rrezikon të humbasë aftësinë për ti shërbyer popullit të vet. Kur parlamentet luftojnë për të ushtruar kontrollin, kur kontrollet dhe balancat nisin të dobësohen, qeverisja largohet nga qëllimi i saj thelbësor. Roli i organeve legjislative qëndron shumë përtej miratimit të ligjeve; roli i tyre qëndron tek aftësia e tyre për të bërë pyetje, për të sfiduar dhe për të bërë qeveritë që të jenë llogaridhënëse”, shtoi Spiropali.

Kryeparlamentarja nënvizoi më tej se “në Shqipëri janë ndërmarrë hapa për të forcuar mbikëqyrjen parlamentare, duke garantuar që institucionet të punojnë me njëri-tjetrin, dhe jo kundër njëri-tjetrit”.

Spiropali përmendi edhe ngritjen e dy komisioneve të posaçme.

“Kuvendi ka ngritur kohët e fundit dy komisione të posaçme: Komisionin për thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe përshpejtimin e ritmeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Komisionin për mbrojtjen e demokracisë nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja në procesin demokratik. Megjithatë, institucionet të vetme nuk mund ta mbështesin demokracinë. Ligjet mund të drejtojnë shoqëritë, por besimi i publikut përcakton legjitimitetin e tyre. Shqipëria është përpjekur që vendimmarrjen ta afrojë tek njerëzit, duke hapur kanale të reja për angazhim dhe duke ushqyer një kulturë politike që nxit pjesëmarrjen përtej cikleve zgjedhore”, tha Spiropali.

“Një sistem që dëgjon ka shumë më tepër mundësi të zgjasë. Angazhimi publik varet jo vetëm nga aksesi, por nga ndërgjegjësimi. Individët pa aftësinë për ta vlerësuar informacionin në mënyrë kritike bëhen më vulnerabël ndaj manipulimit, dhe debati publik humbet mbështetjen e tij tek diskursi i arsyetuar. Shqipëria ka zgjeruar përpjekjet për edukim të medias, jo si një nismë akademike, por si një përgjigje praktike ndaj një bote ku keqinformimi mund të shtrembërojë realitetin”, tha kryeparlamentarja.

Gjatë fjalimit të saj, Spiropali u ndal edhe te Kosova, ku nënvizoi se Këshilli i Evropës nuk është i plotë me mungesën e shtetit më të ri të Evropës. Kryetarja e Kuvendit kërkoi që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës.

“Vështirë të gjendet një shtet tjetër që pas 26 vitesh liri dhe 17 vitesh pavarësi të ketë ndërtuar një demokraci vibrante si Kosova. Prandaj pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili ka mbështetjen e Asamblesë Parlamentare, është kërkesa më e rëndësishme e Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë ndaj kësaj konference”, tha Spiropali.

“Demokracitë në vendet tona nuk mund të lulëzojnë në mënyrë të qëndrueshme ndërkohë që sulmohen liria, sovraniteti dhe integriteti i kombeve. Prandaj mbështetja jonë e palëkundur për Ukrainën kundër agresionit të Rusisë nuk është vetëm një kontribut për paqen e sigurinë, por edhe për mbrojtjen e vlerave dhe sistemin demokratik në vendet tona”, e përmbylli kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali fjalën e saj të mbajtur në Këshillin e Evropës./rtk

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Dy vrasje e disa therje brenda javës, pse po ndodhin kaq shumë incidente në Kosovë?

Dy vrasje e disa therje brenda javës, pse po ndodhin kaq shumë incidente në Kosovë?

Akuza e kundërakuza mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, ndërmarrja ballafaqohet me probleme financiare

Akuza e kundërakuza mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, ndërmarrja ballafaqohet me probleme financiare

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Dy vrasje e disa therje brenda javës, pse po ndodhin kaq shumë incidente në Kosovë?

Dy vrasje e disa therje brenda javës, pse po ndodhin kaq shumë incidente në Kosovë?

Akuza e kundërakuza mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, ndërmarrja ballafaqohet me probleme financiare

Akuza e kundërakuza mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, ndërmarrja ballafaqohet me probleme financiare

Kurti me imamin e Qabesë: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite

Kurti me imamin e Qabesë: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite

Drenica rikthehet në Superligë

Drenica rikthehet në Superligë

Arsenali paraqet ‘ofertë zyrtare’ për Viktor Gyokeres

Arsenali paraqet ‘ofertë zyrtare’ për Viktor Gyokeres

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X