TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

by teve1
2 orë ago
1
A A
Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me protestën e studentëve për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë çështje si thelbësore dhe të panegociueshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se gjuha shqipe përbën një të drejtë themelore që nuk duhet të vihet në diskutim apo të trajtohet si kompromis.

“Një vijë e hollë e ndan dinjitetin nga heshtja. Të protestosh sot për gjuhën shqipe nuk është vetëm alarm, por një sinjal që diçka thelbësore nuk po funksionon siç duhet”, është shprehur Spiropali.

Ajo ka nënvizuar se kur të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj kërkohen përmes protestës, kjo tregon për nevojën e reflektimit dhe përmirësimit të zbatimit të tyre në praktikë.

Sipas saj, gjuha shqipe nuk është çështje interpretimi institucional, por një e drejtë bazike që duhet të respektohet dhe të zbatohet në përditshmëri.

Spiropali e ka cilësuar protestën e studentëve si një thirrje për forcimin e standardeve demokratike dhe garantimin e të drejtave themelore, duke shtuar se një shtet që respekton gjuhën forcon barazinë dhe besimin qytetar.

Në fund, ajo ka shprehur mbështetje për studentët, duke theksuar se kjo nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, por një provë për funksionimin e shtetit dhe respektimin e parimeve demokratike, veçanërisht për dy vendet mike, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që ndajnë aspirata të përbashkëta evropiane.

Ndryshe, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të protestojnë të hënën në Shkup për të drejtën e provimit në gjuhën shqipe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën