TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spiropali: Dialogu me Serbinë s’ka kuptim pa njohje reciproke, 2026 vit i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Spiropali: Dialogu me Serbinë s’ka kuptim pa njohje reciproke, 2026 vit i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, deklaroi se dialogu Kosovë–Serbi mbetet rruga e vetme drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë në rajon, por theksoi se njohja reciproke është themeli i domosdoshëm i këtij procesi.

Në konferencën e përbashkët për media me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën e Kosovës, Glauk Konjufca, Spiropali u shpreh se realiteti i shtetësisë së Kosovës nuk mund të mohohet.

“Dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe për një stabilitet afatgjatë në rajon. Por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve dhe një rajon të lirë nga tensionet e trashëguara”, tha Spiropali.

Ajo shtoi se Serbia duhet ta pranojë këtë realitet si hap të domosdoshëm drejt normalizimit të vërtetë të marrëdhënieve.

“Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet jo si akt presioni, por si hap i domosdoshëm për normalizim të vërtetë”, theksoi ajo.

Spiropali deklaroi se Kosova zë vend qendror në politikën e jashtme shqiptare, duke e cilësuar këtë si orientim strategjik dhe jo thjesht retorikë solidariteti.

“Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë. Kjo nuk është retorikë solidariteti, është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është interes kombëtar i Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Ministrja theksoi se vizitën e parë në Prishtinë në këtë detyrë e konsideron privilegj, duke e realizuar menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është një kapitull i zakonshëm i diplomacisë; është vijimësi e një rrugëtimi të përbashkët të skalitur në sakrificë, në qëndresë dhe në vendosmëri historike për përparim kombëtar”, deklaroi ajo.

Duke rikujtuar momente kyçe të historisë së Kosovës, Spiropali përmendi vitin 1999 si kohën kur bota pa padrejtësitë dhe dinjitetin e një populli që kërkonte lirinë, ndërsa vitin 2008 si momentin e shpalljes së pavarësisë.

“Viti 2026 duhet të jetë momenti i konsolidimit të plotë të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe i mbylljes përfundimtare të çdo paqartësie historike për vendin e saj në Evropë”, tha ajo.

Sa i përket integrimit evropian, Spiropali vlerësoi përkushtimin e Kosovës ndaj reformave dhe orientimit euroatlantik, duke theksuar se heqja e masave shtrënguese ishte e domosdoshme.

“Integrimi evropian i Kosovës është testi i koherencës së vetë Bashkimit Evropian me vlerat që ai përfaqëson. Kosova ka dëshmuar qartësi euroatlantike, përkushtim ndaj reformave dhe stabilitet institucional. Ka ardhur koha ta themi me plot gojën që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, pa standarde të dyfishta”, përfundoi ministrja shqiptare.

Spiropali shtoi se forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është njëkohësisht sukses edhe për Shqipërinë dhe për mbarë rajonin.

Tags: Elisa SpiropaliGlauk KonjufcaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: Fitër Bajrami, simbol i solidaritetit, faljes dhe unitetit

Haradinaj uron Fitër Bajramin dhe thekson rëndësinë e paqes e solidaritetit

Kurti: Urime Bajrami, vlerat e solidaritetit dhe paqes të bashkojnë të gjithë

Kurti: Urime Bajrami, vlerat e solidaritetit dhe paqes të bashkojnë të gjithë

Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për bashkim kombëtar dhe paqe në mesazhin e tij për Fitër Bajrami

Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për bashkim kombëtar dhe paqe në mesazhin e tij për Fitër Bajrami

Osmani uron Fitër Bajrami, viziton Myftiun Naim Tërnava

Osmani uron Fitër Bajrami, viziton Myftiun Naim Tërnava

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën