TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona

by teve1
2 orë ago
2
A A
Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila kërkonte masa shtesë në paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, në rastin ku së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria kishte kërkuar disa kufizime lidhur me vizitat e paprivilegjuara të Thaçit, me arsyetimin se ato janë të nevojshme për të mbrojtur procesin nga çdo përpjekje e Thaçit për t’i penguar procedurat e DhSK-së.

Konkretisht, ishte kërkuar që të ndalohet vizita e disa personave tek Thaçi.

Sipas Prokurorisë, e njëjta kërkesë i është paraqitur edhe gjyqtares së procedurës paraprake në rastikn kundër administrimit të drejtësisë ku ishte kërkuar që t’iu ndalohet vizita tek Thaçi 14 personave- duke përfshirë tre vëllëzërit e tij, si dhe Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën, Vllaznim Kryeziun, Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe katër persona të tjerë emri i të cilëve është i redaktuar.

Kërkesa nuk ishte pranuar që vizitat të ndaloheshin për vëllezërit e Thaçit, por ishte aprovuar për 11 të tjerët.

Sipas vendimit të 3 shtatorit 2025 i cili u bë publik më 10 tetor 2025, përveç kësaj, Prokuroria kishte kërkuar që çdo gjë që lidhet me këtë rast ose me rastin kundër administrimit të drejtësisë të ndalohet që të diskutohet gjatë vizitave të paprivilegjuara.

Sipas Prokurorisë, masat e kërkuara nuk janë ndëshkuese, por vendosin kufizime të arsyeshme pasi parandalojnë akte të tjera penguese të Thaçit.

Mbrojtja e Thaçit e kishte kundërshtuar këtë kërkesë të Prokurorisë, duke pretenduar se ndalesa për të diskutuar informacione që janë publike nuk është legjitime.

Sipas mbrojtjes, një kufizim i tillë është i pazbatueshëm dhe pothuajse i pamundur për t’u imponuar.

Ndërsa, sa i përket informacioenve konfidenciale, trupi gjykues ka rikujtuar se në mënyrë të vazhdueshme ua ka ripërsëritur të akuzuarve që ndalohet të diskutojnë ose zbulojnë çdo informacion të klasifikuar si konfidencial përveç me mbrojtjen e tyre.

Sipas trupit gjykues, një masë e tillë nuk ka pse të vendoset pasi tashmë kjo gjë është e ndaluar që nga fillimi.

Ndërsa, duke marrë parasysh faktin se një kërkesë e ngjashme është trajtuar edhe më herët- pra në rastin kundër administrimit të drejtësisë, trupi gjykues ka thënë se nuk do ta trajtojë kërkesën e ZPS-së dhe vlerëson se nuk është e nevojshme që të vendoset ndonjë kusht shtesë që Thaçi të ndalohet që të diskutojë për atë rast./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria: Të arrestuarit u shkaktuan dëme 400 mijë euro katër institucioneve financiare

Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ‘’Prona e Veternikut’’

Kërkesat për shtrenjtim të energjisë, sot afati i fundit për komentet

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

​Zgjedhjet e 12 tetorit, PDK me më së shumti asamblistë – VV renditet e treta

​Zgjedhjet e 12 tetorit, PDK me më së shumti asamblistë – VV renditet e treta

Petrit Hajdari i thotë këto fjalë për Ramiz Lladrovcin pas fitores së tij

Petrit Hajdari i thotë këto fjalë për Ramiz Lladrovcin pas fitores së tij

Trump thotë se faza e dytë e negociatave për Gazën “ka filluar”

Trump thotë se faza e dytë e negociatave për Gazën “ka filluar”

Prokuroria: Të arrestuarit u shkaktuan dëme 400 mijë euro katër institucioneve financiare

Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ‘’Prona e Veternikut’’

“Ditari” 13.10.2025

“Ditari” 13.10.2025

Mijëra palestinezë në Gaza mblidhen për të mirëpritur palestinezët e liruar nga Izraeli

Rrëfimet e palestinezëve të liruar nga burgjet izraelite: Kemi përjetuar çdo lloj torture

Kërkesat për shtrenjtim të energjisë, sot afati i fundit për komentet

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Udhëheqësit evropianë mirëpresin lirimin e pengjeve dhe mbështesin armëpushimin

Trump arrin në Egjipt për samitin e paqes

​Zgjedhjet e 12 tetorit, PDK me më së shumti asamblistë – VV renditet e treta

​Zgjedhjet e 12 tetorit, PDK me më së shumti asamblistë – VV renditet e treta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën