TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Specialja jep informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit në Gjykatë, flet për vizitën e Thaçit në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Specialja jep informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit në Gjykatë, flet për vizitën e Thaçit në Kosovë

Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor të DhSK-së për medie, të enjten, ka dhënë informacionet e fundit lidhur zhvillimet e fundit në këtë gjykatë.

Ai tha se më 2 shtator, Zyra Administrative mundësoi vizitën e Hashim Thaçit si i paraburgosur në Kosovë për t’u takuar me anëtarë të familjes, për arsye bindëse humanitare, sipas udhëzimeve të trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, gjatë vizitës, Thaçi vazhdoi të mbahej në paraburgim dhe nën ruajtje të Dhomave të Specializuara, ndërsa EULEX-i dhe Policia e Kosovës mbështetën Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndërkaq, lidhur me gjykimin ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ai tha se këtë javë dhanë dëshmi tre dëshmitarë.

Doyle deklaroi se dëshmitari i 20-të i thirrur nga Prokuroria dha dëshmi të hënën me masa mbrojtëse, përfshirë ndryshim të zërit dhe fytyrës, lidhur me rrëmbimin e pretenduar të anëtarit të familjes së dëshmitarit nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1998 dhe zhdukjen e anëtarit të familjes së tij.

Tutje, tha se dëshmitari i 21-të i thirrur nga Prokuroria në këtë çështje gjyqësore, Agim Idrizi, dha dëshmi në seancë të hapur të hënën dhe të martën, lidhur me rrëmbimin, ndalimin dhe keqtrajtimin e pretenduar të tij nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Kurse, shtoi se më pas dëshmitari i 22-të i thirrur nga Prokuroria, Frederik Abrahams nga OJQ-ja ndërkombëtare Human Rights Ëatch filloi dhënien e dëshmisë lidhur me punën e organizatës së tij në Kosovë gjatë periudhës së aktakuzës, e që dëshmia e tij vazhdoi të mërkurën dhe të enjten.

‘‘Krahas marrjes në pyetje nga Prokuroria, dëshmitarët u morën në pyetje edhe nga ekipet e mbrojtjes. Atyre iu bënë pyetje edhe mbrojtësi i viktimave dhe gjykatësit’’, tha ai.

Për këtë çështje, tha se seanca e radhës është planifikuar për të hënën e ardhshme, 11 shtator, në orën 9:00.

Në anën tjetër, për çështjen gjyqësore Pjetër Shala, Doyle tha se të enjten e kaluar, 31 gusht, trupi gjykues urdhëroi që pjesë të transkriptit të seancave private të mbajtura më 30-31 maj, 2 dhe 6 qershor dhe 3 korrik 2023 të riklasifikohen si publike, së bashku me redaktimet e nevojshme.

“Ky vendim u mor në përputhje me vendimin e trupit gjykues në maj, me të cilin Prokuroria, mbrojtja dhe mbrojtësi i viktimave u urdhëruan t’i rishikonin transkriptet në vijimësi pas përfundimit të çdo blloku dëshmish, si dhe të bënin parashtrime”, deklaroi ai.

Në fund, ai tha se qëllimi i këtyre masave është respektimi i parimit të procesit publik, duke respektuar në të njëjtën kohë edhe masat mbrojtëse të domosdoshme për dëshmitarët dhe viktimat.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Publikohet çmimi i derivateve për ditën e sotme, lirohet nafta

Thirrje të fuqishme për drejtësi nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

Thirrje të fuqishme për drejtësi nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Vjedhje e dëmtime në një fabrikë në Pejë

Hajnat vjedhin 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro në Skenderaj

Shtetasit turk i vidhet kasaforta me para dhe stoli ari në Graçanicë

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Publikohet çmimi i derivateve për ditën e sotme, lirohet nafta

Thirrje të fuqishme për drejtësi nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

Thirrje të fuqishme për drejtësi nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Vjedhje e dëmtime në një fabrikë në Pejë

Hajnat vjedhin 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro në Skenderaj

Shtetasit turk i vidhet kasaforta me para dhe stoli ari në Graçanicë

Arratiset një person nga Stacioni i Policisë në Prishtinë

Arratiset një person nga Stacioni i Policisë në Prishtinë

Të “pakapshmit” e shtetit

Një qytetar gënjeu se ishte aksidentuar, policia tregon si u zbulua rasti

Përkujtohen të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Përkujtohen të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën