Luciano Spalletti do ta vazhdojë punën si trajner i Juventusit edhe pas përfundimit të sezonit aktual.
Bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave, duke e konfirmuar Spallettin në krye të Juventusit.
Spalletti do të firmos kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2028 dhe do të ketë pagë vjetore prej 5 milionë eurosh, e cila me bonuse arrin deri në 6 milionë euro.
Tekniku italian në tetor të vitit të shkuar mori drejtimin e Juventusit deri në fund të këtij sezoni, duke zëvendësuar Igor Tudorin e shkarkuar.
Për kontratën aktuale me Juventusin që i skadon në qershor të këtij viti, Spalletti do të paguhet 3 milionë euro.









