TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvevendosje në Kosovë, i arrestuar nën dyshimet për trafik droge.

SPAK u vu në lëvizje mbi bazën e një kërkese për ndihmë të ndërsjelle juridike nga prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po e heton Bahtirin për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës.

Shemsi Bahtiri, i cili u përjashtua nga Partia Vetëvendosja e ALbin Kurtit u arrestua pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, që iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze.

Prokuroria speciale kërkoi ndihmë nga SPAK për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të personave që ishin pjesë e grupit kriminal, pasi kishte dyshime se paratë e fituara nga aktiviteti kriminal i kanë investuar në pasuri të paluajtshme, si si tokë, shtëpi, banesa, vetura etj.

Bazuar në këtë kërkesë SPAK kreu një sërë verifikimesh jo vetëm për Bahtirin, por edhe të paktën dy të dyshuar të tjerë.

Nga këqyrja e faqes së Qendrës Kombëtare të Biznesit rezultoi se në emër të Shemsi Bahtiri rezulton subjekti “DAIMAN” shpk me objekt veprimtarie “Shitblerje e pasurive të paluajtshme”, i regjistruar më date 11.03.2025.

Ndërsa u zbulua se ai zotëronte një apartament në Qerret të Kavajës që tashmë është vënë nën sekuestro.

Shemsi Bahtiri akuzohet se veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, blerja, posedimi dhe shpërndarja e narkotikëve dhe pastrim parash.

Një operacion i njësitit antidrogë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e INTERPOL-in, para tetë mujash ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të dyshuar për trafikim me narkotikë. Në mesin e të arrestuarve është kapur edhe bosi kryesor i këtij grupi, Shemsi Bahtiri, i cili del të jetë një eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje – i afërt me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën.

Prokuroria Speciale e Policia e Kosovës patën zhvilluar njërin prej aksioneve më të mëdhenj, duke goditur rëndë një grup të organizuar kriminal.

Shuma milionëshe të ‘ngrira’ e qindra vetura të sekuestruara janë vetëm disa nga sukseset e numërta të këtij aksioni.

I kodur me emrin “Qielli i Thyer”, aksioni i Prokurorisë Speciale rezultoi edhe me arrestimin e bosit të këtij grupi, Shemsi Bahtiri.

Tags: LVVSPAKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre persona të lënduar pas një aksidenti me dy vetura në Banjë

Tre persona të lënduar pas një aksidenti me dy vetura në Banjë

Emisari special i Viktor Orban në Prishtinë, KFOR njofton për një takim në selinë e tyre

Emisari special i Viktor Orban në Prishtinë, KFOR njofton për një takim në selinë e tyre

Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të SHBA-së

Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të SHBA-së

PDK-ja e gatshme të propozojë një emër për president

Fillon seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Fillon seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Dy marrëveshjet me BE-në kalojnë në Komisionin për Integrime Evropiane

Dy marrëveshjet me BE-në kalojnë në Komisionin për Integrime Evropiane

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën