Në “Info Nata” në Tëvë 1, Spahiu thotë se me këtë veprim synohet që ta trembin Qeverinë e Kosovës.
“Kanë për qëllim që të trembin Qeverinë e Kosovës nga vendimi i marrë për të detyruar të regjistrohen veturat në veri të Kosovës me targat RKS. I gjithë ky është qëllimi do të thotë i vënies së stikersave. Thjesht për ta trembur nga vendimi”, tha ai.
Tutje, profesori Spahiu theksoi pavarësisht këtyre veprimeve, Qeveria e Kosovës nuk duhet të tërhiqet.
Ai i cilësoi këto si “imtësira”, teksa potencoi se tani është koha që të arrihet marrëveshja përfundimtare, pra njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë. /Teve1.info/