TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spahiu: Propozimi i Konjufcës nuk është befasi, Kurti po synon zgjedhje më 28 dhjetor

by teve1
4 muaj ago
3
A A
Spahiu: Propozimi i Konjufcës nuk është befasi, Kurti po synon zgjedhje më 28 dhjetor

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se nuk është i habitur me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Glauk Konjufca të jetë mandatar për kryeministër të Kosovës, pasi sipas tij kjo është pjesë e një strategjie politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Spahiu ka theksuar se Kurti po e manovron situatën në mënyrë që ose të sigurojë votimin e qeverisë së pakicës, ose vendi të shkojë në zgjedhje në fund të dhjetorit.

“Nuk ishte befasi, sepse tash Albin Kurti e ka bërë ashtu që ose do t’ia votojnë qeverinë e pakicës, ose zgjedhjet do t’i mbajë më 28 dhjetor, datë që i konvenon atij. Arsyeja është se diaspora në atë kohë ndodhet në Kosovë dhe ai mund të nxjerrë maksimumin e votave në dispozicion. Tash mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat, por gjithsesi kjo është një datë shumë e përshtatshme për të. Duke propozuar kandidatin e dytë dhe duke e shtyrë procesin edhe për 15 ditë të tjera, ai praktikisht po e cakton datën e zgjedhjeve më 28 dhjetor, që është një datë që i leverdis atij”, ka thënë Spahiu.

I pyetur nëse propozimi i Glauk Konjufcës për mandatar për kryeministër ishte një lloj kompromisi nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Spahiu është shprehur se po, por me prapavijë politike të qartë.

“Është një lloj kompromisi, sepse thotë: ‘Nuk po e dëshironi të parin, ja ku e keni të dytin më të votuar. Nuk po e dëshironi as atë?’ dhe në fund del me parullën ‘na jepni 50% të votave, sepse ndryshe nuk mund ta bëjmë qeverinë se nëse opozita e merr pushtetin, ajo do ta kthejë në pikën zero punën në veri,’ dhe kështu kjo fushatë po i shkon më për shtat Kurtit sesa vetë njerëzve të tij”, ka deklaruar Spahiu.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e premte

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e premte

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën