Të dyja këto parti kanë thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku Kurti mund të diskutojë me ta.
Ndërkaq, siç kanë bërë të ditur nga Qeveria për teve1.info, takimi është planifikuar të mbahet në mesditë.
Një takim i tillë mes krerëve të opozitës dhe kryeministrit Kurti ishte zhvilluar më 30 gusht. Qëllimi i këtij takimi ka qenë për t’i njoftuar liderët e opozitës dhe për të diskutuar me ta për takimin e 18 gushtit në Bruksel dhe detaje rreth dialogut. /Teve1.info/