Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, organizon sot protestë gjithëpopullore me moton ‘nuk ka paqe pa sigurinë e grave’.
Sipas tyre, kjo protestë po organizohet për kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe femicidit.
“Shoqe, shokë e bashkëqytetare/ë, nesër po mblidhemi në Termokiss, duke filluar nga ora 18:00, për t’i bërë parapërgaditjet e protestës gjithëpopullore, të thirrur për të marten kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe femicidit.
Puna organizative, e cila është punë tërësisht vullnetare, kryhet në saje të kontributit të gjithësecilës e gjithësecilit nga ne, pjesë të grupit ad hoc organizativ. Ne si grup, aktualisht i përbërë nga aktiviste/ë të pavarura dhe anëtare/ë të Kolektivit Feminist, ju ftojmë në këtë punëtori të hapur këdo që ka vullnet të kontribuojë në organizim, që beson në vlera feministe të drejtësisë shoqërore dhe për lirinë dhe sigurinë e çdokujt”, thuhet në njoftimin e tyre.