Sot në Londër, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e samit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.
Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për një përafrim më të ngushtë me Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit.
Kurti, dje mirëprit në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Britani, ku mbajti fjalë hyrëse dhe diskutoi mbi sigurinë, zhvillimin dhe solidaritetin me Ukrainën.
Po ashtu Kurti, në Mbretërinë e Bashkuar pati takim me mërgatën shqiptare në Londër.