TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave

Vetëm 586 vëzhgues janë akredituar deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Shumë të tjerë pritet të akreditohen në mbledhjet e radhës të KQZ-së.

Të gjithë këta vëzhgues të akredituar përfaqësojnë organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore, ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi dipomatike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave, do të mbyllet gjatë ditës së sotme, e shtunë, 20 dhjetor.

“Deri në perëndim të ditës së sotme, e shtunë, 20 dhjetor, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve”, njoftoi Elezi.

Elezi ka theksuar se për KQZ-në, vëzhgimi i zgjedhjeve ka rëndësi të veçantë, pasi me anë të tij, vëzhguesit ndihmojnë në rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor dhe identifikimin e mangësive në organizim.

“Vëzhgimi i zgjedhjeve është një element thelbësor për garantimin e transparencës, integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor. Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, prania e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë përbën një mekanizëm të rëndësishëm mbikëqyrës që kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor. KQZ e konsideron vëzhgimin si një proces të domosdoshëm, i cili mundëson përcjelljen e të gjitha fazave të zgjedhjeve – nga përgatitjet, dita e zgjedhjeve, e deri te numërimi dhe shpallja e rezultateve”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ do të mund të vëzhgojnë procesin përgatitor, mbajtjen e zgjedhjeve dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin për Zubin Potokun

​Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin për Zubin Potokun

Shtyhet afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, data e fundit 24 qershor

Sot dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

​Nagavci: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk sjellin rezultat

Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qëndresës, kërkimi për drejtësi vazhdon

Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qëndresës, kërkimi për drejtësi vazhdon

Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit

DHTIK: Moratoriumi për gurthyesit rrezikon ekonominë e Kosovës

DHTIK: Moratoriumi për gurthyesit rrezikon ekonominë e Kosovës

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën