Do të mblidhen sot tre komisione parlamentare.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë.
Ndërsa, lidhur me punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për 2023, në rend dite është edhe raportimi i ministres, Rozeta Hajdari.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.
Raporton ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Ndërkaq, komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës.