TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot mbahet vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit

by tëvë1
2 vjet ago
2
A A
Sot mbahet seanca konstituive, a i ka votat LVV për kryetarin e Kuvendit?

Sot e (enjte) do mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i ndërprerë të martën, pas dështimit të miratimit të raportit për vlerësimin e mandatit të deputetëve.

Seanca nga kryesuesi, Avni Dehari është thirr për të enjten në orën 12:00, pas marrjes së përgjigjes nga presidentja Osmani, prej së cilës kishte kërkuar interpretim se si duhet të veprohet, pas asaj që ndodhi të martën.

Në letrën drejtuar kryesuesit Dehari, Osmani ka potencuar se Kushtetuta e Republikës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë interpretim që e mundëson, e jo që e pengon, themelimin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve.

Çfarë mund të ndodhë në seancë

Partia që aktualisht udhëheq qeverinë në detyrë, Lëvizja Vetëvendosje shprehet e bindur se i ka numrat për seancën konstituive, ku po përballet me kundërshtimet e partive opozitare të legjislaturës së 8-të, se anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet duhet të japin dorëheqje.

Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme ka thënë në Tëvë 1 se të martën i kishin votat, por sipas saj, opozita nuk lejoi të kalohet në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Ajo ka thënë se si kabinet qeveritarë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe tani janë në duke ushtruar detyrën, por ka theksuar se institucionet nuk mund të lihen pa përgjegjës.

Akuza ndaj opozitës ka ka pasur të mërkurën edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që sipas tij bllokuan konstituimin e Kuvendit, duke përmendur shembuj të ish-kryeministrave të kaluar se kanë mbajtur funksionin e kryeministrit në detyrë, deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri.

Por, as partitë opozitare nuk kanë dhënë sinjale se kanë ndryshuar qëndrim, sa i përket kërkesës për dorëheqje nga Kurti dhe ministrat tjerë të zgjedhur deputet.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të mërkurën tha se në seancë do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kabinetit qeveritarë.

As nga PDK e AAK nuk kanë shprehur qëndrime ndryshe nga ato që kishin të martën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërxhaliu: Ekonomia duhet të depolitizohet, sektori privat dhe prodhimi të marrin më shumë mbështetje

Gërxhaliu: Ekonomia duhet të depolitizohet, sektori privat dhe prodhimi të marrin më shumë mbështetje

Kurti: Krimet e luftës në Kosovë duhet të dokumentohen me saktësi dhe dinjitet institucional

Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

Vdes veprimtarja e UÇK-së, Hanëmshahe Ilazi, kontribuoi në logjistikën e luftës çlirimtare

“Info Nata”- 11.11.2026

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën