Në Gjykatën e Speciale në Hagë të hënën vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë kësaj jave do të mbahen edhe dy seanca tjera.
Ndërsa, javën e kaluar është dëgjuar dëshmitari i 17-të në këtë proces.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka nisur me 3 prill ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.