TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sot mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sot mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë

Të enjten në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe do të ofrojë mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Në samit do të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Arritja e liderëve në samit do të bëhet në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:30. Fjalët hapëse mbahen nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe komisionari Oliver Varhelyi nga ora 09:45. Fotot familjare do të bëhen nga ora 10:45. Firmosja e marrëveshjes bëhet në orën 12:00, ndërsa konferenca për media nga ora 12:30.

Ndryshe, Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore: Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian, rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritja e ndihmës financiare.

Bashkimi Evropian do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Teherani paralajmëron shënjestrim të ambasadave izraelite nëse sulmohet ambasada në Bejrut

Teherani paralajmëron shënjestrim të ambasadave izraelite nëse sulmohet ambasada në Bejrut

Irani mohon se ka kryer sulme ndaj Arabisë Saudite

Irani mohon se ka kryer sulme ndaj Arabisë Saudite

Konfirmohen 80 persona të vdekur pas fundosjes së nëndetëses iraniane nga SHBA-ja

Konfirmohen 80 persona të vdekur pas fundosjes së nëndetëses iraniane nga SHBA-ja

CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të shkaktuar kryengritje në Iran, raporti i CNN

CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të shkaktuar kryengritje në Iran, raporti i CNN

Mustafa:Konjufca do të jetë president edhe nëse shkohet në zgjedhje

Mustafa:Konjufca do të jetë president edhe nëse shkohet në zgjedhje

Trepça fiton derbin ndaj Pejës pas vazhdimeve

Trepça fiton derbin ndaj Pejës pas vazhdimeve

Pozhari: Opozita pati qasje bllokuese, gjithçka nisi me fjalën ‘konsensus’

Pozhari: Opozita pati qasje bllokuese, gjithçka nisi me fjalën ‘konsensus’

Bora mposht Rahovecin 029

Bora mposht Rahovecin 029

“Këndi i Debatit” 04.03.2026

“Këndi i Debatit” 04.03.2026

Milan Radojeviç del para gjykatës, s’bëhet pishman për veprimin

Milan Radojeviç del para gjykatës, s’bëhet pishman për veprimin

Lushaku-Sadriu: Zgjedhja e presidentit në rrugë pa krye, drejt zgjedhjeve

Lushaku-Sadriu: Zgjedhja e presidentit në rrugë pa krye, drejt zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën