TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot i jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sot i jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut

Sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të zhvillohet ceremonia mortore për Papa Françeskun, lider shpirtëror i mbi 1.3 miliardë katolikëve në mbarë botën. Ai ndërroi jetë më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, që përfshinte një infeksion respirator dhe komplikime kardiake.

Varrimi i Papës Françesku do të zhvillohet të shtunën, në Sheshin Shën Pjetër, në Vatikan, me një ceremoni të thjeshtë dhe pa ‘zbukurime të tepruara’, kjo njëherësh ishte edhe dëshira e tij. Ceremonia do të udhëhiqet nga Kardinali Giovanni Battista Re, ajo do të përfshijë Meshën e Requiemit, pasuar nga ceremonia e “Ultima commendatio” dhe “Valedictio”, ku do t’i jepet lamtumira e fundit për Papën.

Në përputhje me dëshirat e Papës, trupi i tij do të varroset në Bazilikën e Shën Marisë Madhe, në Romë, në një niçë të veçantë pranë Kapelës Pauline. Ky është një vendim i veçantë, pasi Papa Françesku është Papa i parë që do të varroset jashtë Vatikanit që nga Papa Leo XIII në vitin 1903.

Në funeralin e Papës Françesku pritet të marrin pjesë mbi 50 liderë botërorë. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë  edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Po ashtu, pritet të jenë të pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë politikë fetarë nga mbarë bota.

Kjo tregon për ndikimin të gjerë dhe të thellë të Papës Françesku në arenën ndërkombëtare.

Papa Françesku më 20 prill të këtij viti bëri paraqitjen e tij të fundit publike në Sheshin Shën Pjetër, ku apeloi për një armëpushim në Gazë. Ai vdiq vetëm një ditë pas, më 21 prill në orën 07:35, në rezidencën e tij në Domus Sanctae Marthae, pas një goditjeje cerebrale dhe arresti kardiak.

Trupi i Papës Françesku, pas vdekjes, u ekspozua për nderim publik në Bazilikën e Shën Pjetrit, më 22 prill ku mijëra besimtarë vijnë për të bërë homazhe.

Ndërsa sot më 26 prill ceremonia e varrimit do të mbahet në Sheshin Shën Pjetër, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë dhe besimtarëve nga e gjithë bota.

Papa Françesku, lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, Argjentinë, ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike. Ai u zgjodh Papa më 13 mars 2013, duke u bërë Papa i parë nga Amerika Latine dhe i pari jezuit në historinë e Kishës Katolike.

Gjatë papnisë së tij, ai u dallua për thjeshtësinë, angazhimin për të varfrit dhe të margjinalizuarit, si dhe për promovimin e dialogut ndërfetar. Papa Françesku gjithashtu ishte një kritik i ashpër i ndryshimeve klimatike dhe i politikave që injorojnë të drejtat e njeriut.

Varrimi i Papës Françesku është një ngjarje e rëndësishme për Kishën Katolike dhe për botën në përgjithësi. Ai la pas një trashëgimi të pasur, duke u kujdesur për të varfrit, promovuar paqen dhe bashkëjetesën ndërfetare./rtk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

Armëpushimi humanitar në Oleshky të Ukrainës përfundon pa shkelje

Armëpushimi humanitar në Oleshky të Ukrainës përfundon pa shkelje

Muriqi kritikohet për humbjen e thellë të Fenerbahçes

Muriqi nuk largohet nga Fenerbahçe

Pas 10 ditësh rrethimi, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor

Pas 10 ditësh rrethimi, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

IQP ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

IQP ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi do të largohet nga Hajduku

AUV ndalon hyrjen e 1 068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

AUV ndalon hyrjen e 1 068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Schuebel thekson rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara reformat drejt BE-së

Schuebel thekson rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara reformat drejt BE-së

Shiroka-Pula dhe Kurti bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Shiroka-Pula dhe Kurti bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Rasti tragjik në Gjilan, i dyshuari sillet në gjykatë

Rasti tragjik në Gjilan, i dyshuari sillet në gjykatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën