TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sot fillon regjistrimi i popullsisë në Kosovë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
​S’ka regjistrim të popullsisë para prillit 2023, Kastrati: Javën tjetër Qeveria cakton datën e regjistrimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot në mesditë pritet të filloj regjistrimin e popullsisë, raporton teve1.info

Përmes një komunikate për medie, ASK ka ftuar edhe gazetarët që me fillim në orën 13:30, t’i bashkohen ekipit të regjistrimit në lagjen Emshir në Prishtinë për ta përcjell këtë ngjarje.

ASK po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht këtij procesi, i cili sipas tyre është i rëndësishëm dhe i obligueshëm për të gjithë banorët e Kosovës.

“Regjistrimi i Popullsisë nuk është vetëm një numërim i popullsisë – është një përpjekje gjithëpërfshirëse që paraqet një pamje të detajuar se kush jemi, ku qëndrojmë dhe ku mund të shkojmë. Informacioni i mbledhur gjatë Regjistrimit të Popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës sonë, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave. Është mundësia jonë kolektive për të siguruar që çdo komunitet të marrë vëmendjen dhe burimet që meriton. Pjesëmarrja në Regjistrimin e Popullsisë nuk është vetëm një detyrë qytetare, si akt i fuqishëm përfaqësimi, por është edhe obligim ligjor. Duke u siguruar që ju dhe familja juaj të numërohen, ju shprehni praninë tuaj dhe kontribuoni në formësimin e së ardhmes sonë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ASK-së.

Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka publikuar edhe një njoftim sensibilizues rreth rëndësisë së pjesëmarrjes në regjistrimin e popullsisë.

Çfarë duhet të dinë qytetarët rreth projektit të Regjistrimit të Popullsisë ReKos 2024?

Për t’u siguruar që qytetarët të kenë qasje për projektin e Regjistrimit të Popullsisë dhe të jenë të përgatitur mirë për disa detaje më specifike nga fushat kryesore, më poshtë janë dhënë disa sqarime për qytetarët. Ky informacion synon të ndihmojë në bërjen e procesit sa më të qartë dhe gjithëpërfshirës.

Qëllimi i Regjistrimit

Regjistrimi ndihmon në kuptimin e ndryshimeve demografike, planifikimin e shërbimeve publike si: shkollat dhe spitalet, ofrimin e shërbimeve të ndryshme nga komunat, transportin, ndarjet buxhetore, ndarjen dhe kufizimet e personelit shtetëror në një zonë ose komunë, si dhe për planifikimet në të ardhmen. Është thelbësore për formësimin e së ardhmes së komuniteteve dhe kombit. Një Regjistrim i saktë siguron përfaqësim dhe shpërndarje të drejtë të fondeve qeveritare.

Data dhe Kohëzgjatja e Regjistrimit të Popullsisë

Regjistrimi i Popullsisë fillon më 05 Prill dhe pritet të përfundojë më 17 Maj 2024. Nga data 05 Prill deri më 10 Prill 2024 punonjësit (regjistruesit) e Regjistrimit do t’i vizitojnë zonat tuaja të banimit dhe banesat/shtëpitë më shumë për t’i shpërndarë materialet si: fletëpalosjen, letrën informuese dhe për t’u njoftuar me Zonën Regjistruese. Gjatë kësaj periudhe mund të zhvillohet ndonjë intervistë me ndonjë ekonomi familjare. Nga data 10 Prill 2024 do të fillojë Regjistrimi i përgjithshëm.

Si të merrni pjesë?

Personalisht: intervista duhet të zhvillohet në objektin e banimit të ose në afërsi të banesës/shtëpisë së respoedentit (qytetarit). Intervista mund të zhvillohet në: banesë/shtëpi, hyrje, korridor, në një lokal afër banesës/shtëpisë, nëse ka një kopsht, terasë, ballkon ose vende të ngjashme.

Sa zgjatë intervista?

Varësisht prej numrit të anëtarëve të ekonomisë familjare, moshës dhe gjinisë, pritjet janë që intervista në një ekonomi familjare me 4 anëtarë të zgjasë rreth 30 minuta.

Kush duhet t’i jep të dhënat?

Të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtarë i moshës madhore (mbi 16 vjet) nëse ata/ato janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i jep të dhënat.

Si zhvillohet intervista?

Intervista zhvillohet ballë për ballë (face to face). Pasi të jetë prezantuar regjistruesi, duke ju informuar mbi qëllimin e Regjistrimit dhe çfarë do të regjistrohet, përcaktohet vendi dhe zhvillohet intervista.

Me çfarë pajisje grumbullohen të dhënat?

Të dhënat grumbullohen përmes tabletëve.

A mund të kem qasje se si po plotësohen pyetjet?

Gjate plotësimit të pyetjeve, respodenti (qytetari) mund të shikojë se si po plotësohen të gjitha fushat në aplikacion, si dhe mund ta shikojë çdo përgjigje që jep.

Si identifikohen punonjësit e Regjistrimit?

Regjistruesit janë të pajisur me një jelek identifikues, çantë, ID dhe Autorizim. Informacioni i kërkuar në Regjistrim: Pyetjet e zakonshme që parashtrohen në Regjistrim janë aplikuar edhe në ReKos 2024. Pyetësorët janë në harmoni me rekomandimet ndërkombëtare, duke përfshirë rekomandimet nga UNECE dhe Eurostat. Pyetësorët e Regjistrimit janë publikuar në ëeb faqen e ASK-së dhe secili qytetar ka qasje për pyetjet që do të parashtrohen për qytetarët. Për qasje më të detajuar rreth Regjistrimit dhe për t’u informuar, luteni ta vizitoni ëeb faqen e Agjencisë së Statistikës së Kosovës: https://ask.rks-gov.net/Rekos

Kush regjistrohet?

Të gjithë qytetarët, që në periudhën ndërmjet 05 Prillit deri më 17 Maj 2024 qëndrojnë në Kosovë duhet të regjistrohen. Më pas, ASK-ja në bazë të kriterit të Popullsisë së zakonshme rezidente do ta bëjë klasifikimin e personave rezidentë dhe jo rezidentë (gjatë kësaj periudhe mund të ketë numër të caktuar që regjistrohen, por që mund të jenë: turistë, punëtorë me punë te përkohshme nga shtetet e tjera, vizitë, ndonjë aktivitet kulturor a sportiv, kryesisht nga shtetet e tjetra).

Regjistrimi i diasporës

Për popullsinë që kanë lindur në Kosovë ose kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës për më shumë se 12 muaj (ka një vendbanim-shtetet tjetër rezident) ata regjistrohen përmes një aplikacioni online (ëëë.ediaspora.rks-gov.net) gjatë gjithë periudhës së Regjistrimit.

Në çfarë gjuhe zhvillohet intervista?

Intervista zhvillohet në gjuhën që e flasin komunitetet. Në ReKos 2024 gjuhët në program/aplikacion që do të mund të parashtrohen pyetjet janë: shqip, serbisht, anglisht dhe turqisht.

Dokumentacioni i nevojshëm

Nuk nevojiten dokumentet për t’i verifikuar disa përgjigje që kërkohen në pyetësor, si: pronësia, qiraja, verifikimi i adresës ose të ardhurat. Meqenëse numri personal duhet dhënë për çdo anëtarë të familjes është mirë që të përgatiten më parë (skanohen ose printohen) numrat personal të çdo anëtari të familjes. Numri personal gjendet në: pasaportë, letërnjoftim si dhe në ekstraktin e lindjes (ekstrakti mund të shkarkohet pa pagesë në eKosova).

A duhet të jepen të dhënat e plota dhe të sakta?

Të dhënat që kërkohen në pyetësor për te gjitha fushat janë obligative të plotësohen dhe në bazë të Ligjit Nr.08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, të dhënat duhet të jenë të sakta, pasi ato do të verifikohen nga burimet e tjera dhe çdo mospërputhje mund të jetë pjesë për ndëshkim. Mosdhënia e të dhënave të sakta është vepër e dënueshme dhe dënimi është nga 30 EUR – 2 000 EURO.
Në cilat pyetje mund të mos përgjigjem?

Në pyetjet rreth: përkatësisë etnike, religjionit dhe gjuhës që flisni mund të mos jepni përgjigje dhe nuk ka dënime.

Privatësia dhe Konfidencialiteti

Të dhënat tuaja personale janë të mbrojtura me Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ligjin për Statistikat Zyrtare dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Të dhënat do të anonimizohen dhe do të përdoren vetëm për analiza statistikore.

Detyrimet Ligjore

Pjesëmarrja në Regjistrim kërkohet me ligj. Komunikoni qartë këtë dhe refuzimi nënkupton se ju mund të penalizoheni në shumën nga 30 EUR – 2 000 EUR për person.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zhduket një vajzë në Drenas, dyshohet se është rrëmbyer

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Sot mot me vranësira e riga shiu

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zhduket një vajzë në Drenas, dyshohet se është rrëmbyer

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

T: Barcelona mbetet gjatë pa Ter Stegenin

Barça hap procedurë disiplinore ndaj kapitenit Ter Stegen

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Sot mot me vranësira e riga shiu

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X