Sot, duke filluar nga ora 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do t’u drejtohen të pranishmëve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.
Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend.
PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa sivjet do të shënojë 25-vjetorin e themelimit të saj.