TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot, caktohen gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sot, caktohen gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës

Ndeshjet e garave të UEFA-s, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Pasi tashmë u kompletua seti i skuadrave gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve, një gjë e tillë do të bëhet ditën e sotme edhe në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Në të dyja këto gara, do të zhvillohen ndeshjet e kthimit çerekfinale, ku do të ketë duele tejet interesante. Megjithatë, vëmendja do të jetë në Ligën e Konferencës, e sidomos në duelin që luhet në Itali ndërmjet Atalantas dhe Liverpoolit.

Në duelin e parë të luajtur javën e shkuar në Angli, Atalanta triumfoi 3:0 dhe Liverpooli në ndeshjen e kthimit do ta ketë një mision tejet të vështirë për të siguruar gjysmëfinalen.

Duel tjetër interesant në Ligën e Evropës, do të jetë edhe ai ndërmjet Romës dhe Milanit që luhet në stadiumin “Olimpico”. Roma e fitoi ndeshjen e parë në “San Siro” me rezultatin 1:0.

Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës pasi e siguroi titullin e kampionit në Bundesligë, do të tentoj të kualifikohet edhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Pasi e fitoi 2:0 ndeshjen e parë në shtëpi, Leverkuseni do të tentoj ta mbroj këtë rezultat në udhëtim te West Ham Unitedi për të avancuar tutje.

Ndërkohë, dueli i fundit çerekfinal i Ligës së Evropës do të jetë ai ndërmjet Marseillet dhe Benficës, ku ekipi nga Portugalia e ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2:1. Të gjitha ndeshjet çerekfinale të kësaj gare nisin në orën 21:00.

Ndërkohë, në Ligën e Konferencës, dy ndeshje do të nisin në orën 18:45 dhe dy të tjera prej orës 21:00. Fiorentina luan në shtëpi kundër Viktoria Plzenit, me të cilin luajti pa gola në ndeshjen e parë në Çeki, ndërsa Lille në Francë përballet me Aston Villan që triumfoi 2:1 në Angli.

Lille në këtë ndeshje do të jetë pa Edon Zhegrovën, i cili nuk është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në ndeshjen e parë.

Fenerbahçe synon ta eliminoj Olympiacosin që fitoi 3:2 në ndeshjen e parë në Greqi, ndërsa PAOK-u luan në shtëpi kundër Clun Brugget, skuadër kjo që triumfoi 1:0 në Belgjikë javën e shkuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Guardiola mund të emërohet trajner i Amerikës

Guardiola mund të emërohet trajner i Amerikës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën