TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sorensen thotë që kompromiset në dialog i përcaktojnë palët

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen, është takuar sot me krerët e shtetit në Prishtinë. Pas bisedave me ta, emisari ka thënë se prioritet për të do të jetë të sigurojë takime mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë. Sorensen theksoj që kompromiset në dialog i përcaktojnë vetë palët.

nga Fetije Kamberi
4 muaj më parë
1 0
A A

Shkallët e presidencës së Kosovës po i ngjet për herë të parë, emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë –Serbi, Peter Sorensen.

Ai mbajti një takim me dyer të mbyllura me shefen e shtetit, Vjosa Osmani.

Më pastaj u nis për në kryeministri tek kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

Atje takoi edhe kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi.

Gjitha këto takime, emisari i vlerësoi si fillim të mirë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ishte një takim prezantues dhe po bisedonim se si mund të vazhdojë dhe të ecë përpara ky proces. Si i tillë, është një fillim i mirë. Po, objektivi është, sigurisht, që procesi të vazhdojë dhe të ecë përpara. Tani për tani, objektivi im është të flas me njerëzit dhe të kuptoj se ku qëndrojnë ata në lidhje me këtë çështje. Kam bashkëbisedues këtu në Prishtinë, por gjithashtu duhet të shkoj edhe në Beograd. Dhe pasi t’i kem zhvilluar këto biseda, mund të ulem dhe të vlerësoj se ku ndodhemi. Por është shumë e qartë që procesi i dialogut ka sjellë disa zhvillime të rëndësishme dhe ne duhet të ndërtojmë mbi to”, u shpreh Sorensen.

Emisari danez foli edhe për dialogun në mes dy shteteve.

Sorensen tha se prioritet e ka që t’i takoj përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kjo kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar. Por, është shumë e qartë që procesi i dialogut mban në vete edhe një numër të madh të zhvillimeve të rëndësishme dhe duhet të merremi edhe me to”, u shpreh ai.

I pyetur për mbylljen e komunave paralele serbe në Kosovë, Sorensen tha se duhet siguruar që “njerëzit në Kosovë të marrin shërbimet në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Për takimin me emisarin dhanë detaje edhe nga Zyra e Presidentes.

Madje e para e shtetit pati edhe vërejte për draft-statutin e Asociacionit dhe kërkesë për largimin e masave të BE-së.

“Në takim me z. Sørensen, Presidentja Osmani paraqiti vërejtjet e saj për Draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE, vërejtje të cilat duhet të trajtohen me seriozitet në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i funksionalitetit të shtetit të Kosovës. Sa i përket integrimit në organizata ndërkombëtare, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, përderisa ripotencoi shkeljet e vazhdueshme të Serbisë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, përfshirë shkeljen e nenit 4 të marrëveshjes së shkurtit 2023”, thuhet nga Presidenca.

E në kryeministri thanë që i pari i qeverisë theksoi në takim rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit.

Po ashtu Kurti kërkoi nga emisari Sørensen që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës.

“Duke rikujtuar sulmin paramilitar në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar, ai gjithashtu nënvizoi rrezikun që kryeterroristi Millan Radoiçiq, bashkë me grupin e tij, vazhdon të paraqes për sigurinë e vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut për sa kohë që vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përkundër pranimit të fajësisë para autoriteteve në Serbi dhe aktakuzës 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Andaj, përsëriti thirrjen, që Radoiçiq dhe grupi i tij t’i dorëzohet Kosovës për gjykim”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Diplomati danez do të qëndrojë deri më 19 mars në Kosovë, ku nesër pritet të takojë liderët e partive politike dhe shoqërinë civile.

Pas takimeve në Kosovë, Sorensen do të do të shkojë edhe në Beograd.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Partitë opozitare ranë në grackën e Kurtit, VV kërkon zgjedhje të reja

Rugova: Partitë opozitare ranë në grackën e Kurtit, VV kërkon zgjedhje të reja

Ish-komandanti i FSK-së: FSK-ja s’ka ‘zbarkuar’, ka vepruar me nder – ky ishte mision humanitar, jo politik

Ish-komandanti i FSK-së: FSK-ja s’ka ‘zbarkuar’, ka vepruar me nder – ky ishte mision humanitar, jo politik

Pas ambasadës gjermane, reagon edhe ambasada franceze: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike

Pas ambasadës gjermane, reagon edhe ambasada franceze: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike

Pas gjetjes së trupit të Rrahim Latifit, Sveçla i shpreh ngushëllime familjes

Emisioni “Info Nata” 29.07.2025

Emisioni “Info Nata” 29.07.2025

Pas gjetjes së trupit të Rrahim Latifit, Sveçla i shpreh ngushëllime familjes

Pas gjetjes së trupit të Rrahim Latifit, Sveçla i shpreh ngushëllime familjes

Nimani: Në pjesën e parë të seancës kishte marrëveshje, në të dytën Kurti ndërron drejtim

Nimani: Në pjesën e parë të seancës kishte marrëveshje, në të dytën Kurti ndërron drejtim

Mosrikandidimi i Lladrovcit, Smajljaj: PDK-ja mund të ketë llogaritur fitore të sigurt në Drenas, pavarësisht kandidatit

Mosrikandidimi i Lladrovcit, Smajljaj: PDK-ja mund të ketë llogaritur fitore të sigurt në Drenas, pavarësisht kandidatit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X