TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sorensen: Dialogu Kosovë – Serbi është gjallë

I dërguari i posaçëm nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen gjatë së mërkurës ka qëndruar në Prishtinë ku ka zhvilluar takime krerët shtetëror të vendit. Diplomati danez me pak fjalë para gazetarëve paralajmëroi vonesa në dialog për shkak të situatës politike në Kosovë

by Shpat Blakcori
6 muaj ago
0 0
A A

Në rrethanat aktuale politike, dialogu nuk përbën prioritetin kryesor për Kosovën dhe Serbinë.

Mirëpo kjo çështje ështtë top prioritet për ndërmjetësin special të dialogut, Peter Sorensen, i cili erdhi në Prishtinë më qëllimin për ta shtyrë përpara këtë proces.

Emisari i BE-së, fillimisht zhvilloi takim me presidentin e vendit, Vjosa Osmanin.

Kjo e fundit në bisedat që zhvilloi me diplomatin danez i ngriti disa shqetësime duke theksuar që procesi i negociataveduhet të jetë i paanshëm.

“Në kuadër të diskutimit, u trajtua edhe procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, si dhe rëndësia që këto institucione të funksionojnë në mënyrë demokratike për të avancuar objektivat e përbashkëta. Presidentja trajtoi edhe çështjen e arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë duke kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që Serbia t’i ndalë këto veprime të paligjshme ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet nga Presidenca.

Pas takimit me Osmanin, Sorensen shkoi tek kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili mbërriti në zyrë disa minuta me vonesë.

Takimi ishte goxha i gjatë por Sorensen ishte fjalëpakë kur doli para gazetarëve.

“Sapo pata takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, jam këtu për shkak të mandatit tim, për të diskutuar se si ta implementojmë Marrëveshjen e Ohrit, sepse situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. Kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”, tha emisari i BE-së para gazetarëve.

Megjithatë, Sorensen tha se dialogu është akoma gjallë.

“Dialogu është i gjallë dhe aktiv”, tha ai.

Më shumë detaje për takimin dha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Prej më shumë se dy vjetësh, shqiptarët dhe serbët punojnë bashkë në katër komunat veriore, pa asnjë incident. Kërkova që të ketë më shumë mirënjohje për Kosovën për këtë realitet” , u shpreh Kurti.

Që nga shtatori i vitit 2023, nuk ka pasur takim të nivelit të lartë mes Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Tags: dialoguKosovaSerbiaSorensen
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën