Sonte do të rikthehen në fushë ekipet kombëtare për të dhuruar emocionet e kualifikueseve të Botërorit. Sfida e parë e ditës së sotme është ajo mes Finlandës dhe Lituanisë, që do të startojë në orën 18:00.
Më pas do të vazhdohet me 7 takime të tjera interesante që do të luhen në orën 20:45. Austria do të presë në shtëpi kundërshtarin modest San Marino. Danimarka do të udhëtojë për t’u përballur me Bjellorusinë.
Qipro do të luajë në shtëpi një sfidë të vështirë përballë Bosnjë e Hercegovinës. Një nga ndeshjet më interesante është ajo që do të zhvillohet mes Republikës Çeke dhe Kroacisë.
Mali i Zi do të përballet në udhëtim me Ishujt Faroe. Holanda është mysafire e Maltës. Ndërsa Skocia do të presë në shtëpi Greqinë për një duel interesant.