Sonte zhvillohen dy takime në Kupën e Kosovës në basketboll, ku edhe do të mësohen skuadrat gjysmëfinaliste.
Takimi më interesant pritet të zhvillohet në Palestrën “Karagaqi”, aty ku përballen Peja dhe Bashkimi.
Rivalët e vjetër do ta zvillojnë një sfidë shumë të rëndësishme, dhe do të mundohen të kalojnënë fazën tjetër të Kupës.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prizren, fitore aritën portokallezinjtë, që triumfuan me shifrat 79:70.
Peja synon të shfrytëzojë terrenin vendas për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar kualifikimin, ndërsa Bashkimi udhëton në “Karagaç” me objektivin për ta ruajtur epërsinë dhe për të kaluar tutje.
Të dy skuadrat pritet të ken mungesa në këtë takim, ku te Peja mungon Dardan Berisa ndërsa te Bashkimi amerikani Kayn Anderson.
Ndeshja tjetër e ditës do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë edhe Sporteve në Prishtinë.
Në kryeqytet do të përballen Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi.
Duelin e parë e fituan bardhekaltrit me shifrat 82:68, teksa e kanë shumë më të vogël presionin në ndeshjen e kthimit që luhet sot.
Sa i përket ndeshjeve direkte, këtë edicion Sigal Prishtina ka dominuar ndaj Vëllaznimit, duke e dominuar në ndeshje direkte.
Të dy këto takime zhvillohen nga ora 18:45, dhe mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në platformën “Telkos”.










