TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Snapchat më në fund ka një aplikacion për watchOS

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Snapchat më në fund ka një aplikacion për watchOS

Aplikacioni Snapchat, i krijuar për sistemin operativ watchOS, e ka sjellë për herë të parë këtë platformë në linjën e orëve inteligjente të Apple.

Kjo risi është pritur gjatë, duke marrë parasysh se Apple Watch është prezantuar më shumë se dhjetë vjet më parë.

Aplikacioni u mundëson përdoruesve të shikojnë mesazhet e reja dhe të përgjigjen përmes tastierës, me shkrim me gisht, diktim zanor ose duke dërguar emotikone.

Deri tani, përdoruesit e Apple Watch kanë pasur mundësi të shikojnë njoftimet nga Snapchat nëpërmjet iPhone-it, por nuk ka pasur mënyrë për t’u përgjigjur nga vetë ora.

Nga kompania Snapchat bëjnë të ditur se aplikacioni do të jetë i dobishëm, për shembull, për të njoftuar një mik për kohën e mbërritjes në një restorant, apo për të dërguar një përgjigje të shpejtë gjatë një vrapimi.

Një përfaqësues i kompanisë deklaroi se aplikacioni synon përdoruesit që duan të vazhdojnë bisedat edhe kur janë në lëvizje.

Gjithashtu, u njoftua se shikimi i një mesazhi në Apple Watch nuk e shënon atë si “të lexuar” në aplikacionin në telefon apo në ueb, pasi në orë shfaqen vetëm 100 karakteret e para të mesazhit.

Për momentin, aplikacioni nuk lejon shikimin e fotografive apo videove, por Snapchat ka plane për ta përmirësuar përvojën në vitet në vijim.

Edhe pse erdhi një dekadë pas Apple Watch-it, aplikacioni i Snapchat për watchOS ka parë sukses më të madh se shumë prej rivalëve të vet.

Facebook dhe WhatsApp nuk kanë aplikacione për pajisje të veshshme, ndërsa Facebook Messenger dikur kishte një të tillë, por ajo u hoq.

Ky aplikacion i ri i Snapchat vjen pak përpara konferencës WWDC të këtij viti, ku sipas thashethemeve, Apple pritet të bëjë njoftime të mëdha, përfshirë një ridizajnim të plotë të sistemeve operative dhe prezantimin e funksioneve të reja të inteligjencës artificiale Apple Intelligence, të cilat priten të ngjallin interes të madh. /Telegrafi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohen specifikat e Samsung Galaxy Z Fold8

Zbulohen specifikat e Samsung Galaxy Z Fold8

Motorola fiton çmim prestigjioz për kamerën e telefonit!

Motorola fiton çmim prestigjioz për kamerën e telefonit!

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Sllovakët nuk ndihen favorit përball Kosovës

Sllovakët nuk ndihen favorit përball Kosovës

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

Therje me thikë në Fushë-Kosovë, të lënduarit marrin trajtim mjekësor

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK thërret konferencë për media

Katër persona intervistohen për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Katër persona intervistohen për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën