TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Politologu Avdi Smajlaj, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka komentuar vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Mitrovicë, ku ajo ka vizituar kryetarin e ri të kësaj komune, Faton Peci.

Smajlaj ka ngritur dilema nëse presidentja ka zhvilluar vizita edhe në komuna të tjera ku kryetarët e rinj kanë marrë mandatin, duke vënë në pikëpyetje neutralitetin e saj politik.

“Nuk e di nëse ka pasur edhe vizita të tjera në komuna ku kryetarët e rinj kanë marrë mandatin. Nëse nuk ka pasur vizita të tilla dhe këto kanë filluar tani, atëherë lind pyetja nëse do të ketë vizita të tjera. Nëse kjo është e vetmja vizitë, atëherë presidentja po tregon se po mban anë politike, qoftë me një parti me të cilën ka qenë e lidhur më herët, qoftë me një subjekt me të cilin mund të jetë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Smajlaj.

Ai ka theksuar se një sjellje e tillë nuk është në përputhje me rolin kushtetues të presidentes për të qenë figurë unifikuese dhe neutrale ndaj partive politike.

“Kjo tregon se ajo nuk është në krye të detyrës së mbajtjes së neutralitetit politik. Duke marrë parasysh mënyrën e sjelljes së presidentes gjatë këtyre pesë viteve, nuk është hera e parë që ajo shfaqet haptazi me raporte më të afërta ose me mbështetje për një parti të caktuar, në raport me partitë e tjera”, ka shtuar ai.

Sipas Smajlajt, reagimet eventuale nga partitë e tjera politike do të ishin të arsyeshme.

“Unë mendoj se reagimi nga partitë e tjera është i drejtë, sepse nëse kjo vizitë është bërë vetëm te një kryetar i caktuar, atëherë kjo përbën nënçmimin më të madh ndaj partive të tjera dhe nuk është në përputhje me atë që pritet nga një presidente që duhet të jetë neutrale dhe jo të anojë në anën e një partie politike”, ka përfunduar Smajlaj.

Tags: Avdi SmajlajFaton PeciTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

Kurti paralajmëron se ulja e TVSh-së dhe akcizës për naftën do të dëmtonte buxhetin, thotë se po përgatit Pakon e Inflacionit 2.0

Kurti paralajmëron se ulja e TVSh-së dhe akcizës për naftën do të dëmtonte buxhetin, thotë se po përgatit Pakon e Inflacionit 2.0

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën