TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Smajlaj: Gjuha e Kurteshit ndaj mediave, degradim i papranueshëm për një ish-Avokat të Popullit

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Smajlaj: Gjuha e Kurteshit ndaj mediave, degradim i papranueshëm për një ish-Avokat të Popullit

Politologu Avdi Smajlaj ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi, të cilat ai i ka cilësuar si “të ulëta dhe degraduese” për mediat dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Smajlaj ka thënë se deklarata të tilla janë veçanërisht të papranueshme duke pasur parasysh se Kurteshi ka shërbyer më parë si Avokat i Popullit.

“Është një gjuhë e ultë, jo vetëm ndaj mediave, por edhe ndaj analistëve, duke i krahasuar me kafshë. Është e dhimbshme dhe e turpshme, sepse ai ka qenë Avokat i Popullit”, është shprehur Smajlaj, duke shtuar se në vendet demokratike kjo figurë është simbol i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sipas tij, një ish-Avokat i Popullit duhet të ketë si objektiv kryesor mbrojtjen e mediave dhe jo sulmin ndaj tyre.

“Kurteshi ka qenë Avokat i Popullit dhe një figurë e tillë do të duhej të ishte shumë e respektuar. Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të mediave duhet të ishte një nga vlerat e tij më të mëdha, pasi ky është një nga objektivat kryesorë të Institucionit të Avokatit të Popullit”, ka deklaruar Smajlaj.

Ai ka bërë thirrje që institucionet kompetente të trajtojnë këtë çështje, pasi siç tha, gjuha publike po degradon dita-ditës.

“Është e papranueshme dhe e vështirë të shpjegohet sesi dita-ditës po degradojmë, dhe po degradojnë edhe gjuha dhe diskursi. Unë shpresoj që institucionet përkatëse ta trajtojnë këtë çështje, pasi ajo ka rëndësi përtej faktit se vjen nga një përfaqësues i një partie politike në një institucion si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ),” ka përfunduar ai.

Ndryshe, Sami Kurteshi më 2 dhjetor gjatë një mbledhjeje të KQZ-së nuk lejoi gazetarët të afrohen pranë tryezës së Komisionit, duke i kërkuar që të qëndrojnë në atë që e quajti “këndi i mediave”.

Gjatë një diskutimi të nxehur, ai iu drejtua mediave si “mediat që po bëjnë shpifje shumë të mëdha” dhe përdori gjuhë të ashpër duke i akuzuar për shpifje dhe gënjeshtra.

Më pas, në një postim në Facebook, Kurteshi akuzoi publikisht AGK-në dhe disa media si “aleancë të grupeve kriminale” dhe i etiketoi madje si “vrasës me pagesë”.

Kjo sjellje ka nxitur reagime të menjëhershme nga Bashkimi Evropian, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe organizata të tjera.

Zyra e BE-së në Prishtinë bëri thirrje për ndalimin e gjuhës së tillë, duke theksuar se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike.

OSBE-ja e quajti sjelljen e Kurteshit të papranueshme dhe theksoi se liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë e Kosovës.

Organizata shtoi se përfaqësuesit politikë në institucionet e pavarura duhet të ruajnë standardet më të larta të profesionalizmit dhe respektit.

Reagime erdhën edhe nga AGK-ja dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Evropianë, Ricardo Gutierrez.

Ai i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të japë fund “fushatës së njollosjes ndaj gazetarëve” nga anëtarë të LVV-së, duke paralajmëruar se tolerimi i këtyre sulmeve minon besueshmërinë e medias dhe demokracinë.

Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, Kosova renditet e 99-ta nga 180 vende./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas takimit me Kurtin, Sorensen i shkon në takim Osmanit

Pas takimit me Kurtin, Sorensen i shkon në takim Osmanit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Vënia e gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Rama: Hap i rëndësishëm

Vënia e gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Rama: Hap i rëndësishëm

​KOSTT paralajmëron reduktime, disa lagje në kryeqytet më shumë se një orë pa rrymë

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Sorensen arrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin

Sorensen arrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gruaja kanoset nga bashkëshorti i saj në Podujevë, policia konfiskon 122 fishekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën