TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Smajlaj: Deklarata e Grenell për Kurtin vë në pikëpyetje mundësinë e bashkëpunimit të tij me SHBA-në

by teve1
2 vjet ago
15
A A
Smajlaj: Deklarata e Grenell për Kurtin vë në pikëpyetje mundësinë e bashkëpunimit të tij me SHBA-në

Politologu, Avdi Smajlaj ka thënë se relacioni mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell duket sikur është personalizuar.

Sipas Smajlaj deklarata e Grenell se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit si përmbajtje vë në pikëpyetje mundësinë e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe kryeministrit Kurti në rast se i fiton zgjedhjet.

“Si përmbajtje deklarata konteston ose të paktën e vë në pikëpyetje mundësinë e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe kryeministrit Kurti në rast se i fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër i qeverisë së ardhshme. Fillimisht është parë si një deklaratë personale. Si duket ky relacion mes Kurtit dhe Grenell sikur bukur shumë është personalizuar. Ndoshta ka qenë qasja e institucioneve të shtetit ose ndoshta edhe përkrahësve partisë në pushtet të cilët atë polarizimin e brendshëm që ekziston mes partive sikurse e kanë zhvendosur edhe në nivelin ndërkombëtar në relacionet, në këtë rast me Grenellin”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Emisari për “Misione të Posaçme”, Richard Grenell dy ditë më parë ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shkruar Grenell në platformën “X”./teve1.info/

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën