TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Skepticizëm për progres në dialog gjatë vitit 2024

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Parashihet që të ketë përshkallëzim deri në fund të procesit të dialogut

Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po shihet si vështirë i mundshëm edhe gjatë vitit 2024. Në ekzekutiv akuzojnë Serbinë për qasje dekonstruktive në dialog dhe që është e interesuar vetëm për konflikt dhe aneksim të territorit të Kosovës, siç është dëshmuar me sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë. Në anën tjetër, partitë opozitare janë të shqetësuara, siç thonë, për pranimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që do të sjellë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë për KosovaPress, se Serbia nuk ka vullnet që të ketë një zgjidhje për normalizim të marrëdhënieve.

“Serbia nuk ka interes, nuk tregon vullnet që të ketë një zgjidhje mes raporteve tona si Republikë e Kosovës dhe Serbisë. Megjithëse arritëm një marrëveshje me 27 shkurt që u pasua nga një aneks për zbatim me 18 mars, ne kemi pa qartë se ajo nuk është e interesuar për asnjërën prej tyre. Pra me 14 shtator, në takimin e liderëve kemi kuptuar se Serbia nuk ka propozuar asgjë sesi e sheh mënyrën e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit, derisa ne kishim bërë disa propozime për sekuencimin dhe me 24 shtator kuptuam se gjatë kohës sa ne po bisedonim në Bruksel si dy shtete, Serbia po përgatitej për konflikt dhe aneksimin e veriut. Është e vështirë të gjendet një zgjidhje me një vend që udhëhiqet nga një regjim autokratik, që po vërtetohet edhe tash me zgjedhjet e manipuluara në Serbi”, thotë ai.

Skeptik për progres në dialog është deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, megjithëse thotë se kryeministri Kurti i ka bërë dëm Kosovës me pranimin në parim të draft-statutit të Asociacionit.

“Është vit i dështimit të dialogut nga qeveria e Kosovës dhe nuk ka qenë serioz fare në atë që e ka injoruar, në kuptimin se s’ka pasur transparencë. Kemi qenë në terr informativ dhe nuk ka pasur dialog të brendshëm sa i përket dialogut me Serbinë. Me kokëfortësinë e tij e ka pruar gjendjen ku jemi që më këtë vit nuk është përmendur fare fjala njohje në qendër, por normalizim i marrëdhënieve me Serbinë. Ky është dështimi më i madh i qeverisë Kurti”, deklaron Lekaj.

Në anën tjetër, njohësi i procesit të dialogut, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress, se deri në muajin maj të vitit 2024, pret që të ketë lëvizje sa i përket zbatimit të marrëveshjes bazë.

Ai sugjeron kryeministrin Kurti që të lëvizë pozitivisht sa i përket obligimeve që i ka marrë në proces të dialogut.

“Dialogu ka pasur uljet dhe ngritjet, por në përgjithësi dialogu ka marrë një formësim, një rrugëtim pozitiv sa i përket palës kosovare e cila është zotuar se do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet që janë dakorduar qeveritë e Kosovës. Tani presim vetëm kohën e implementimit të marrëveshjes që është dakorduar në kuadër të planit të franko-gjerman dhe aneksin e Ohrit… Nëse qeveria tregohet e zgjuar dhe ka një konsensus brenda partive politike shqiptare që ne duhet të zbatojmë marrëveshjen që të ecim tutje në integrimet euro-atlantike, atëherë besoj se Qeveria e Kosovës do të mund ta zbatojë marrëveshjen deri në fillim të muajit maj, pastaj ne të jemi në një pozicion që negociojmë për avancimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thekson Arifi.

Kosova dhe Serbia në shkurt të vitit 2023, kanë arritur marrëveshjen bazë në Bruksel, ndërkaq janë pajtuar edhe për aneksin e zbatimit të kësaj ujdie në Ohër të Maqedonisë së Veriut, por pa i vendosur nënshkrimet për shkak të refuzimit të presidentit serb, Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq gjatë vitit 2023 janë takuar edhe dy herë të tjera, fillimisht në muajin maj por edhe në shtator, por pa gjetur pajtueshmëri për sekuencimin e planit të zbatimit të marrëveshjes bazë.

Në anën tjetër, shtatë ditë pas takimit të fundit të tyre, një grupi paraushtarak i udhëhequr nga ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, kreu sulm terrorist ndaj Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Pas kësaj, diplomatët euro-amerikanët më 21 tetor, paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm ta nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e refuzoi në takimin me krerët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të BE-së.

Së fundmi Kurti është shprehur i gatshëm të hartojë një draft të Asociacionit, pas deklarimit të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Aktakuzë ndaj katër shtetasve të huaj për shpëlarje parash dhe keqpërdorim të kartelave bankare

41-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Arrestohet në Morinë 27-vjeçari nga Kosova, i kërkuar nga Gjermania për mashtrim

Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për buxhetet komunale për vitin 2026

Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për buxhetet komunale për vitin 2026

Uran Ismaili premton Prishtinë më të sigurtë: Ndriçim në 1000 rrugë, trotuare të reja dhe siguri në shkolla

Uran Ismaili premton Prishtinë më të sigurtë: Ndriçim në 1000 rrugë, trotuare të reja dhe siguri në shkolla

Dembele lëndohet në fitoren e Francës ndaj Ukrainës

Dembele lëndohet në fitoren e Francës ndaj Ukrainës

Gatusso u dha “shpulla” lojtarëve të Italisë, shënuan pesë gola në pjesën e dytë

Gatusso u dha “shpulla” lojtarëve të Italisë, shënuan pesë gola në pjesën e dytë

Sunderland me fjalë të mëdha për Xhakën: “Kompletoi 102 pasime kundër Kosovës”

Sunderland me fjalë të mëdha për Xhakën: “Kompletoi 102 pasime kundër Kosovës”

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Aktakuzë ndaj katër shtetasve të huaj për shpëlarje parash dhe keqpërdorim të kartelave bankare

41-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Arrestohet në Morinë 27-vjeçari nga Kosova, i kërkuar nga Gjermania për mashtrim

Izraeli u kërkon palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës

Izraeli u kërkon palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës

Amir Rrahmani me notën më të vogël në ndeshje

Amir Rrahmani me notën më të vogël në ndeshje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X