TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Skënder Muqolli tregon momentet e fundit me 14 familjarët që i humbi në Masakrën e Poklekut

Sot janë bërë 26 vjet nga masakra në Poklek të Drenasit, ku të vrarë mbetën 54 civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe një foshnje 6 muajshe.

by Fëllënza Krasniqi
2 vjet ago
2 0
A A

Edhe sot, si çdo 17 prill mori rrugën për te varrezat e viktimave të Masakrës së Poklekut.

E në mesin e 54 martirëve që u vranë e më pas edhe u dogjën 26 vite më parë, 14  prej tyre ishin të familjes së Skënder Muqollit.

Dhimbjen për familjarët e ka të madhe, por akoma më të vështirë ia bën humbja e mbesës e cila ishte vetëm 6 muajshe në atë kohë.

“Kisha me cek që vajza e vëllait Liria ka qenë vetëm gjashtë muajsh. Në asnjë rrethanë një fëmijë gjashtë muajsh i cili as emrin nënë nuk mundi ta shqiptojë të vritet në atë formë e më pas të digjet deri në copat më të vogla”, ka thënë Muçolli

Emocione, dhimbje, e mërzi ka kur kujton kohën se si e mori lajmin që anëtarët e familjes së tij ranë pre e armikut.

“Takohemi me disa njerëz të cilët nuk i njihnim vetëm që i pyetëm a dinin diçka nga fshati Poklek, pa e ditur ai se kush jemi ne, tregon thotë po në shtëpinë e Sinan Muqollit, Sinanin, e kanë mbyt me krejt familjen pa e ditur ai që unë jam djali i Sinanit. Ka qenë moment shumë i vështirë, vështirë i përballueshëm. Nëse mund ta definoj mungesën e dëshirës për jetë e kujtoj atë moment”, thotë ai.

E momentet e fundit me nënën, Skënderi aso kohe 15 vjeçar, i ka të freskëta edhe sot e kësaj dite.

“Kisha me përmend momentin e fundit si sot para 26 vitesh rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur ka dalë nëna na ka përcjell për të dalë prej shtëpisë. Ndoshta është ai momenti më i mirë kur e shoh atë fytyrën e nënës kur lutet për fatin tonë”, tregon Muçolli.

Ani pse ishte i pikëlluar, Muqolli thotë se forcën e gjeti te amaneti që i la ajo.

“E kam pas një amanet nga nëna që të shkollohem, e fal tij unë kam vazhduar e sot jetoj me një familje të konsoliduar, kuptohet me amanetin e nënës në vend”, shprehet ai.

Këtë masakër e ka përkujtuar presidentja Vjosa Osmani e cila tha se është një plagë e cila nuk mbyllet pa drejtësi.

Derisa homazhe në Poklek bëri edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën