TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Skenaristët e Kalifornisë vazhdojnë grevën duke i kushtuar miliona dollarë Hollivudit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Skenaristët e Kalifornisë vazhdojnë grevën duke i kushtuar miliona dollarë Hollivudit

Një grevë e skenaristëve në Hollivud po vazhdon prej dy muajsh, duke e ndërprerë në thelb prodhimin e skenarëve televizivë dhe duke i kushtuar Kalifornisë miliona dollarë humbje çdo ditë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan sjell më shumë hollësi.

Që nga fillimi i majit, skenaristët në Hollywood kanë qenë çdo ditë jashtë studiove të filmave, nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 14:00, me tabela në dorë duke kërkuar paga më të mira.

Skenaristi i Hollivudit, Stuart Beattie, i cili shkroi skenarin për Piratët e Karaibeve dhe Unë, Frankenstein-i thotë se jeta e tij ka ndryshuar drejtim –në vend që të shkruaj skenarë, ai tani është i zënë me protestën çdo ditë, duke luftuar për të drejtat e tij.

“Askush nga ne nuk donte të ishte këtu. Të gjithë do të donim të tregonim histori. Por jemi detyruar të dalim këtu në protesta”.

Skenaristi Beattie del në grevë bashkë me të djalin e tij – një skenarist i ardhshëm gjithashtu. Gjatë serisë së fundit të grevave në vitin 2007, të dy shkuan gjithashtu bashkë.

“Në vitin 2007 kisha djalin me vete; ai ishte shumë më i vogël atëherë. Tani është shumë më i madh, kështu që ky është ndryshimi. Por në vitin 2007 m’u desh t’u shpjegoja njerëzve pse po protestonim – njerëzit nuk e kuptonin, disa madje ishin të zemëruar me ne që protestonim.”

Sipas Institutit Milken, greva e vitit 2007 i kushtoi Kalifornisë afërsisht 2 miliardë dollarë. Sipas Shoqatës së Shkrimtarëve, kjo grevë tani po i kushton Kalifornisë dhe Hollivudit rreth 30 milionë dollarë në ditë të ardhura të humbura, raporton Zëri i Amerikës.

Edhe bizneset e vogla të Kalifornisë po vuajnë. Pastruesit kimik të firmës Milt & Edie janë gjithashtu në pozitë të vështirë. Përpara grevës, drejtori i përgjithshëm Robert Shapiro thotë se shumë studio të mëdha vinin për t’u kujdesur për kostumet e tyre.

“Padyshim që kemi parë një rënie në biznesin tonë, kryesisht për shkak se shumë shfaqje kanë pushuar së xhiruari, dhe si rezultat po shohim shumë më pak stilistë dhe klientë që vijnë.

Restorantet dhe artistët e grimit po humbasin gjithashtu para, ashtu si edhe parukierët, luleshitësit, dekoruesit dhe elektriçistët.

Për momentin, nuk ka asnjë shenjë se sa mund të zgjasë greva. Asnjë bisedë midis studiove dhe shkrimtarëve nuk është planifikuar dhe ka një shans që anëtarët e Shoqatës së Aktorëve të Ekranit të hyjnë gjithashtu në grevë. Kontrata e tyre skadon të premten.

Tags: GrevaHollywoodKaliforni
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

Promovohet libri për Adem Demaçin –  Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Promovohet libri për Adem Demaçin – Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Filharmonia e Kosovës shfaq koncert në Vjenë

Filharmonia e Kosovës shfaq koncert në Vjenë

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu i kërkon Gjyktës Kushtetuese ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

“InfoNata” 05.03.2026

“InfoNata” 05.03.2026

S’ka kuorum për votimin e presidentit

S’ka kuorum për votimin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën