TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Skandal i basteve në NBA, arrestohen mbi 30 persona

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Skandal i basteve në NBA, arrestohen mbi 30 persona

Liga më e fortë në botë e basketbollit, NBA është tronditur nga një skandal që nisje të sezonit të ri.

Një hetim i FBI ka vendosur në pranga trajnerin e Portland Trail Blazers, Chauncey Billups dhe basketbollistin e Miami Heat, Terry Rozier sit ë përfshirë në një xhiro të basteve të paligjshëm.

Sipas mediave amerikane, hetimi nisi pas sinjalizimit për një fluks jo normal të basteve mbi paraqitjen e Terry Rozier gjatë ndeshjes mes Charlotte Hornets dhe Neë Orleans Pelicans më 23 mars të vitit 2023.

Në atë kohë, Rozier luante te Charlotte, ndërsa disa kompani bastesh regjistruan një rritje të dyshimtë të basteve për paraqitjen e tij në atë sfidë.

Shuma të mëdha parash vendoseshin për “under”, pra për një paraqitje nën mesataren e lojtarit sa i përket pikëve, topave të kapur në tabelë dhe asisteve.

Në më pak se një orë, një bastvënës profesionist kishte vendosur 30 baste me vlerë më shumë se 13 mijë e 700 dollarë, duke detyruar kompanitë të bllokonin bastet për Rozier.

Dyshimet u shtuan më shumë, pasi në atë ndeshje basketbollisti luajti vetëm 10 minuta duke u ankuar për një dëmtim.

Sa i përket trajnerit të Portland, Chauncey Billups, ai akuzohet si pjesmarrës në një rrjet ilegal të pokerit online, që sipas hetuesve kontrollohet nga krimi i organizuar.

Avokatët e basketbollistit dhe trajnerit kanë thënë për mediat se klientët e tyre kanë bashkëpunuar me hetuesit federalë në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, në një konferencë për mediat, ku mori pjesë edhe vetë drejtori i FBI, Kash Patel u zbuluan detaje nga ai që byroja e kishte emëruar si “operacioni royal flush”, ashtu si dora më e mirë e letrave në poker.

Drejtori i FBI, tha se më shumë se 30 persona janë arrestuar, mes tyre lojtarë dhe ish lojtarë të NBA.

Sipas tij, ky rrjet i paligjshëm i basteve dhe kazinove online ishte i mirë organizuar dhe se kontrollohej nga mafia.

NBA ende nuk ka dalë me një deklaratë në lidhje me këtë skandal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Grabiten e dhunohen nënë e bir në Gjilan

Prapë sot seancë gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

E diela me vranësira të ulëta e mjegull nëpër lugina

Moti sot me diell dhe vranësira

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën