TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​S’kalon mocioni i PDK-së për tërheqjen e tre projektligjeve

by teve1
2 vjet ago
0
A A
​S’kalon mocioni i PDK-së për tërheqjen e tre projektligjeve

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar mocion, ku përmes rezolutës i obligohet qeverisë të tërhiqet nga tri projektligje. Opozita vlerëson se projektligji për Këshillin Prokurorial i Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publik është në kundërshtim me frymën kushtetuese në Kosovë. Me këtë nuk është pajtuar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se të tri këto projektligje kanë ndjekur të gjitha procedurat. Ky mocion nuk ka kaluar, për votuan 23 deputetë, kundër 53 dhe një abstenim.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri kërkoi që përmes një rezolute të obligohet qeveria për tërheqjen e tri projektligjeve.

“Propozojë një mocion përmbajtjesor i cili kërkon ndryshimin e rendit të ditës të kësaj seance. Ne si GP i PDK-së kërkojmë që përmes një rezolute ta obligojmë Qeverinë e Kosovës për tërheqjen e tri projektligjeve të cilat ne vlerësojmë që janë në kundërshtim me frymën kushtetuese. Procedimi sot i projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, procedimi i ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave dhe procedimi i ligjit për Shërbyesit Civil, janë tri projektligje në kundërshtim me frymën kushtetuese në vendin tonë. Ne si opozitë nuk duam që thjesht ta kemi një betejë politike në këto tri projektligje, mund të punojmë se bashku sidomos në ligjin i cili e cenon fjalën e lirë dhe mediat e lira në vendin tonë”, deklaroi ai.

Kryetari i grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se vlerësojnë se mocioni për tërheqjen e këtyre tri projektligjeve është i arsyeshëm pasi janë anti-kushtetuese.

Gashi tha se duhet të largohen nga rendi i ditës Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe projektligjin për zyrtarët publik, pasi do të ishin në vazhdën e ligjeve antikushtetuese.

“Do të ishin tri projektligjet e radhës të cilat do të ishin me përmbajtje anti-Kushtetuese dhe si Kuvend i Kosovës nuk do të duhej të lejojmë të ndodh nën përkujdesjen dhe vetëdijen tonë” , tha ai.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka dhënë detaje për tri ligjet të cilat opozita kërkoi që të mos votohen, duke theksuar dëmet që mund të jenë në të ardhmen.

“Si opozitë mendojmë se kjo seancë mund të jetë si më e dëmshmja e kësaj legjislature për shkak se kjo seancë siç po shihet ka mundësi t’i miratoj tri ligje të cilat në esencë kanë vetëm një qëllim, kapjen e institucioneve të pavarura, të cila mbikëqyren nga bordet respektive dhe do të krijojnë dëme afatgjate”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi u shpreh i bindur se tri këto projektligje përmbushin standardet më të mira ndërkombëtare dhe se janë përgjigje ndaj fenomeneve shqetësuese në Kosovë.

“Nuk mund t’i kërkohet sponzorizuesit përmes rezolutës tërheqjen e këtyre projektligjeve nga rendi i ditës. Për çka ne si grup parlamentar jemi kundër pa dyshim dhe qëndrojmë mbrapa qoftë propozimeve nga qeveria, qoftë nga amendamentet që janë bërë nga komisionet funksionale. Të tri projektligjet kanë ndjekur secilën procedurë në kuptimin e dëgjimeve publike, diskutimet me palët e interesit dhe secili deputet e ka pasur mundësinë që të bëjë vërejtje, sugjerime. Është e pashembullt se si deputetët e opozitës nuk japin asnjë kontribut në procedurat mes dy leximeve, nuk bëjnë asnjë vërejtje, asnjë kundërshtim, të mos them që nuk bëjnë asnjë propozim dhe ndërkohë vijnë në seancë plenare nëpërmjet një mocioni në mënyrë të përmbledhur kërkojnë që tri projektligje të tërhiqen nga rendi i ditës”, përfundoi ai. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Nuk kishte ndërmarrje kriminale në UÇK

Konjufca: Nuk kishte ndërmarrje kriminale në UÇK

Familjarët në sallën e gjyqit për fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së

Familjarët në sallën e gjyqit për fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare në Hagë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell

Konjufca: Nuk kishte ndërmarrje kriminale në UÇK

Konjufca: Nuk kishte ndërmarrje kriminale në UÇK

Familjarët në sallën e gjyqit për fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së

Familjarët në sallën e gjyqit për fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare në Hagë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën