Ka dështuar konstituimi i Kuvendit edhe të martën , pasi nuk është arritur të votohet për nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb.
Asnjë nga kandidatët e Listës Serbe nuk ka marrë votat e mjaftueshme dhe pas propozimit me short, pasi Sllavko Simiq i propozuar nga Lista Serbe, tri herë nuk mori votat e mjaftueshme.
As , Nenad Rashiq i cili u vetpropozua për nënkryetar nga komuniteti serb nuk mori votat e mjaftueshme.
Ai mori 55 vota pro. Një ishte kundër dhe 17 abstenuan.
Seanca e radhës do të mbahet të enjten.