TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Situatë e qetë në Merdarë, të pranishëm KFOR-i

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Situatë e qetë në Merdarë, të pranishëm KFOR-i

Një grup serbësh ka paralajmëruar se nga ora 18:00 do të fillojë bllokimi i pikave kufitare me Kosovën.

Gazetarja, Rinesa Osmanaj në një lidhje direkte ka thënë se situata aktualisht në pikën kufitare në Merdarë është e qetë.

Të pranishëm në këtë pikë kufitare është parë edhe KFOR-i.

Kurse sot, është paralajmëruar bllokimi i pikave kufitare të cilat lidhin Serbinë me Kosovën, thirrje kjo e lëshuar nga e ashtuquajtura “Organizata për bllokada në Serb”.

Kjo organizatë i ka bërë thirrje qytetarëve serbë t’iu përgjigjen ftesës pozitivisht për të protestuar të premten në ora 18:00, e cila sipas tyre do të vazhdoj deri në largimin e njësive speciale nga veriu.

Lidhur me këtë zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani, bëri të ditur se policia është e gatshme të reagojë në rast nevoje.

Ai tha se policia do të jetë e gatshme për realizimin e planeve operacionale që i kanë.

“Situata është e qetë, delikate duke marrë parasysh zhvillimet politike që po zhvillohen që dy vite. Por, në përgjithësi është e qetë. Policia e Kosovës është me numër të mjaftueshëm në veri, në rast se ka nevojë për reagim, ne reagojmë, por në përgjithësi mund të themi se është në rregull”, tha ai në Tëvë1.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në apelin e MPJD’së.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi sot se kërcënimet për bllokim të pikave kufitare, janë dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste por edhe veprimeve konkrete provokuese dhe destabilizuese të Serbisë, të cilat Ministrja tha se shkojnë përtej kërcënimeve verbale.

“Kosova mbetet e përkushtuar për partneritetin e saj me NATO-n dhe për forcimin e pranisë së saj në vendin tonë si një garanci e për mbrojtjes e paqes në rajon. Ne shohim Serbinë si një rrezik për stabilitetin rajonal, kërcënimet për bllokimet sot të pikave kufitare janë vetëm dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste por edhe veprimeve konkrete provokuese dhe destabilizuese të Serbisë të cilat shkojnë përtej kërcënimeve verbale. Sovraniteti i Kosovës nuk është i diskutueshëm, jemi të vendosur që së bashkë me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, përfshirë Turqinë të vazhdojmë të ruajmë dhe forcojmë paqen në Kosovë dhe më gjerë”, tha Gërvalla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën