TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Situata në veri po vlerësohet delikate, pritje që presidentja të mbledh institucionet e sigurisë para zgjedhjeve

Kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore janë plotësuar, sipas njohësve politik dhe të sigurisë. E, derisa pritet një takim i mundshëm i presidentes Vjosa Osmani me institucionet përkatëse për mbajtjen e tyre, Beogradi haptazi po përpiqet që t’i pamundësoj ato.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zyra e Presidentes fajëson Serbinë për sulmet në veri

Të dielën e 23 prillit pritet që ato të mbahen zgjedhjet në veri të vendit. 11 kandidatë garojnë për kryetarë në katër komunat veriore.

Mirëpo, sipas analistit Tomor Avdija, zgjedhjet po përpiqen të pengohen nga Serbia.

“Ka një frymë destruktive që vazhdon dhe e mbështetë dhe e luan Beogradi për mosmbajtjen e tyre, për arsye se partia e cila dirigjohet direkt nga presidenti Vuçiq ka hezituar të merr pjesë në zgjedhje, jo për mos pasje të kushteve për mbajtjen e tyre por për urdhra politik dhe për interesa të Beogradit”, thotë ai.

Por për mbajtjen e zgjedhjeve në veri kanë reaguar edhe vendet e Quint-it.

Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore.

Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishë zgjedhjet.
E situatën në veri e konsideron delikate – njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

“Në veriun e vendit konsiderohet si një situatë mjaft delikate sepse mund të kemi aktivitete të dhunshme të organizuara nga struktura në veri të Mitrovicës e të mbështetura nga Beogradi Zyrtar”, thotë Elezi.

Megjithatë para zgjedhjeve, Elezi pret që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të ftojë në takim institucionet e sigurisë.

“Unë pres që do të kemi një takim dhe gjithashtu pres që presidentja më në fund do të kërkojë një vlerësim nga institucionet e sigurisë për kushtet eventuale dhe për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve dhe për sa e shoh situatën unë mendoj se mund të kemi edhe shtyrje të zgjedhjeve”.

Tëvë1 ka provuar gjatë ditës që të marr përgjigje nga Presidenca e Kosovës lidhur me atë se a do të zhvillohet një takim mes presidentes Osmani dhe institucioneve relevante për zgjedhjet në veri, mirëpo nga ky institucion nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari

Tags: presidentjasituata e siguriseZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje APTAMIL

AUV tërheq nga tregu disa produkteve ushqimor për foshnje APTAMIL

Moti për pesë ditët e ardhshme

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK njofton për shkyçjen e B1, por thotë se furnizimi me energji elektrike është i sigurt

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje APTAMIL

AUV tërheq nga tregu disa produkteve ushqimor për foshnje APTAMIL

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

Moti për pesë ditët e ardhshme

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK njofton për shkyçjen e B1, por thotë se furnizimi me energji elektrike është i sigurt

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën