TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Situata e sigurisë në vend

by Valmir Gallopeni
2 vjet ago
0
A A
Situata e sigurisë në vend

Kohë pas kohe nga pjesa veriore e vendit raportohet për shpërthime të ndryshme. Një i tillë ka ndodhur edhe mes natën mes së shtunës dhe të dielës. Nga Policia e Kosovës thonë se rastet janë duke u hetuar dhe se situata gradualisht po kthehet në normalitet. E njohës të fushës së sigurisë thonë se shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë është siguri edhe për rajonin.

Kohëve të fundit janë raportuar disa raste për shpërthime në pjesën veriore të vendit.

Një i ngjashëm ka ndodhur edhe në orët e para të ditës së diel. Ku si pasojë e një shpërthimi u dëmtuan disa xhama të kësaj shtëpie në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Detaje për këtë rast në një intervistë për tëvë1 ka dhënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Dikund rreth orës 01:00 në mëngjes ka ndodhur një shpërthim, Policia ka dëgjuar për detonimin mirëpo më vonë, pas 10 minutave kemi pranuar edhe ankesën nga qytetari lidhur me dëmtimin e disa dritareve që kanë qenë aty të një aneksi të shtëpisë që është aty … mirëpo nuk ka të lënduar, dëmet janë minimale”, tha zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Pavarësisht këtyre incidenteve, asamblisti në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Betim Osmani, thotë se qytetarët po ndihen më të relaksuar falë aktivitetit të shtuar të policisë në këtë pjesë të territorit.

“Këto shpërthime që kanë ndodh, ne dje ishim te vendi i ngjarjes, mu në atë vend janë qytetarë të të gjitha komuniteteve që jetojnë, po ashtu është një universitet ndërkombëtar … Mitrovica e Veriut në përgjithësi veriu është mësuar me këso ngjarjesh, tash sadopak janë më të relaksuar se po ka efekt do me thënë Policia e Kosovës, po ka efekt për kapjen e këtyre individëve ku janë duke i shkaktuar këto probleme”, u shpreh asamblisti në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Betim Osmani.

Sa i përket situatës së përgjithshme të sigurisë, zëvendësdrejtori Elshani, thotë se gradualisht situata është duke u kthyer në normalitet.

“Por shumica e këtyre detonimeve janë nga mjetet piroteknike, ndërsa kemi pasur edhe raste të shpërthimeve të cilat kanë ndodh nga granatat e dorës. Deri tani nuk mund të themi që kanë ndodhur arrestime, por … Hetimet janë duke u zhvilluar lidhur me këto raste dhe rastet e tjera si rasti i Banjskës që është rast shumë i madh. Edhe konsiderojmë që normaliteti është duke ju kthyer këtij vendi edhe pse këto shpërthime janë duke ndodhur por, nuk është diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani.

E profesori i sigurisë kombëtare, Alban Maliqi, thotë se vendosmëria e institucioneve të sigurisë vendore e ndërkombëtare, ka ndikuar në situatën e sigurisë në veri të vendit.

“Shtimi i numrit të trupave të KFOR-it në atë pjesë të Republikës së Kosovës, i kontribuon jo vetëm paqes në Kosovë por në tërë rajonin, për shkak se tanimë edhe Serbia edhe strukturat kriminale që veprojnë në atë pjesë të vendit, pra në veriun e vendit e kanë tashmë të qartë se vendosmëria, qoftë ndërkombëtare, qoftë vendore do me thënë është maksimale që në atë pjesë të vendit të rikthehet normaliteti dhe paqja për gjithë qytetarët që jetojnë në atë pjesë të territorit të Kosovës”, deklaroi profesori i sigurisë kombëtare, Alban Maliqi.

Një numër i madh i këtyre shpërthimeve është parë edhe në të kaluarën, sidomos në fundin e vitit të shkuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kur pritet të ekstradohet në Kosovë i arrestuari në Britani për vrasjen në Hajvali

Kur pritet të ekstradohet në Kosovë i arrestuari në Britani për vrasjen në Hajvali

Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Dorëzohet padi në Gjykatën Supreme, pensionistët kërkojnë lehtësim të procedurave

Osmani: Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

Osmani: Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

Nga sot nis operimin linja e re ajrore Kosovë – Francë

Nga sot nis operimin linja e re ajrore Kosovë – Francë

“Këndi i Debatit”

“Këndi i Debatit”

Peja shënon fitoren e parë në ENBL

Portieri Ramaj drejt kthimit në Gjermani

Ramaj e Ibrahimoviqi eliminohen nga Kupa e Gjermanisë, pësojnë nga Hamburgu

Reali synon Bruno Fernandesin

Bruno Fernandes me valixhe në duar, pritet të largohet nga United

Lecce cakton çmimin për Ramadanin

Ramadani e Berisha me Leccen mposhten nga Napoli

Aliu drejtor i Portit të Durrësit, Malaj: Porti nuk është vetëm i Shqipërisë

Aliu drejtor i Portit të Durrësit, Malaj: Porti nuk është vetëm i Shqipërisë

Kur pritet të ekstradohet në Kosovë i arrestuari në Britani për vrasjen në Hajvali

Kur pritet të ekstradohet në Kosovë i arrestuari në Britani për vrasjen në Hajvali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën