TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Siria njeh Kosovën, zhvillim historik me ndërmjetësimin e Arabisë Saudite

by tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Siria njeh Kosovën, zhvillim historik me ndërmjetësimin e Arabisë Saudite

Shteti i Sirisë ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se kjo është arritur falë mbështetjes së Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e shumë për të arritur lirinë dhe njohja e ndërsjellë sot, është edhe njohje e sakrificave.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë”, ka thënë ajo.

Në dhjetor të vitit të kaluar në Siri përfundoi lufta civile kur al-Sharaa dhe një grup luftëtarësh rebelë përmbysën qeverinë e diktatorit Bashar al-Assad.

Sharaa, i njohur edhe me pseudonimin e tij luftarak Abu Mohammad al-Julani, ishte komandanti i përgjithshëm i Hay’at Tahrir al-Sham (HTS), një grup rebel i cili udhëhoqi ofensivën e lehtë të forcave antiqeveritare që çoi në rrëzimin e regjimit të Asadit në më pak se dy javë.

Al-Sharaa ishte udhëheqësi de facto i Sirisë i qeverisë së përkohshme pas revolucionit nga 8 dhjetori 2024 deri më 29 janar 2025, kur u emërua presidenti i Sirisë në Konferencën e Fitores së Revolucionit Sirian të mbajtur në Pallatin e Popullit.

Bashar Assad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet anti-regjim morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Auto Draft

Aksidentet në Bresje, komuna parasheh udhëkryq për të parandaluar rastet fatale

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën