TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sipërmarrëse që e ndryshuan mënyrën se si sot bëhet biznes

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Sipërmarrëse që e ndryshuan mënyrën se si sot bëhet biznes

Që në vitet e hershme gratë kanë pasur aftësinë për të bërë diçka vetë, e këtë duke e filluar që nga zeroja. Kjo ka qenë diçka më e vështirë se sa tani, sepse atëbotë gratë përballeshin me paragjykime të ndryshme, duke i lënë kështu pa të drejta dhe përkrahje.

Edhe sot të bërit biznes është një gjë e vështirë, pa dallim gjinie, e sidomos kur fitimet e tij arrijnë shifra milionëshe, por janë disa gra që ja kanë dalë mbanë, madje edhe para 200 vjetësh.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sjellim historitë e 8 grave, që në 8 fusha të ndryshme kanë arritur t’i prekin majat, duke u bërë ballë gjithë paragjykimeve të kohës.

Elizabeth Arden

Në një kohë kur ishte shumë e rrallë që gratë të vendosnin grim, e aq më pak të bënin biznes, kanadezja Arden hapi spa-në e parë në “Fifth Avenue”, në Nju Jork, që në vitin 1910. Ajo punësoi kimistë për të krijuar produkte për kujdes ndaj lëkurës. Në vitin 1922, kompania e saj u bë e para e njohur globalisht, ndërsa në vitin 1946, ajo ishte gruaja e parë që doli në ballinën e revistës “Time”, një gjë që deri atëherë nuk kishte ndodhur. Deri në fund të jetës së saj, Elizabeth Arden kishte më shumë se 100 sallone në gjithë botën.

Carrie Crawford Smith

Carrie Crawford Smith, ishte një grua afro-amerikane, e cila hapi një agjenci punësimi, në mënyrë që t’i ndihmonte të gjenin punë një numër i madh i migrantëve, të cilët po zhvendoseshin nga jugu në veri. Biznesi i saj ju ndihmoi edhe të bardhëve, por sidomos u përqendrua në migrantët me ngjyrë. Kjo agjenci e Smith, ishte më shumë se sa vetëm biznes: ajo e pa atë si një mundësi për ta promovuar përparimin dhe dinjitetin racor.

Cheung Yan

Në vitin 2006, me një pasuri personale prej 3.4 miliardë dollarë, Yan u rendit si gruaja më e pasur në botë, por që gjithçka e ndërtoi vetë. Cheung Yan e krijoi kompaninë e saj për riciklim të letrës në vitin 1985 në Hong Kong. Pas një periudhe sa qëndroi në SHBA, duke mbledhur letra të përdorura, ajo u kthye përsëri në Kinë dhe filloi me “Nine Dragons Paper”, në të cilën është kryetare bashkë me bashkëshortin e saj. Kjo kompani tashmë konsiderohet si sipërmarrja më e madhe në botë për riciklim të letrës, e që ka një staf prej 18 mijë të punësuarish më kohë të plotë.

Bethlehem Tilahun Alemu

Alemu e filloi biznesin e saj, pasi i pa shokët dhe fqinjët e saj në fshatin Zenabwork të Etiopisë, duke u përpjekur për të jetuar. Pas kësaj, ajo mendoi që t’i fuste në funksion aftësitë e tyre artizanale, për të krijuar një brend këpucësh, bazuar në një mënyrë tradicionale të riciklimit të gomave. Kompania e saj “SoleRebels”, tashmë prodhon sandale, shapka, këpucë dhe çizme të lidhura, të gjitha këto të bëra nga materialet vendase, si fibrat bimore, gomat e ricikluara, apo pambuku organik. Kjo kompani është kompania më e njohur afrikane për këpucë që shet në 30 shtete të ndryshme të botës.

Oprah Winfrey

Oprah Winfrey ka pozitë si ekzekutiv i medias, aktore dhe filantrope miliardere. Ajo është e njohur më së shumti si drejtuese e programit të saj, jashtëzakonisht të popullarizuar; “The Oprah Winfrey Show”, i cili u transmetua për 25 sezone, nga 1986 në 2011. Në 2011, Winfrey filloi rrjetin e saj televiziv, “Rrjeti Oprah Winfrey” (OËN).

Sipas revistës Forbes, Winfrey ishte personi afrikano-amerikan më i pasur i shekullit të 20-të dhe i vetmi person që është miliarder me ngjyrë për tri vjet me radhë. Revista Life e përshëndeti atë si gruan më me ndikim të brezit të saj. Në shtator të 2002-tës, Winfrey u emërua marrësja e parë e çmimit “Academy of Television Arts & Sciences Bob Hope Humanitarian”. Në 2005-tën “Business Week” e emëroi Winfrey-n si “filantropin më të madh me ngjyrë në historinë Amerikane”. Organizata e saj për bamirësi grumbulloi më shumë se 50 milion dollarë për programe bamirësie, përfshirë arsimin e vajzave në Afrikën e Jugut dhe lehtësimin e viktimave të Uraganit Katrina.

Margaret Rudkin

Rudkin filloi të bënte miell gruri të bluar në mulli nga guri për djalin e saj, i cili vuante nga astma dhe alergjitë e ushqimit, në fermën e familjes në Coonecticut. Shpejt, mjeku i djalit, filloi t’i këshillonte edhe pacientët e tjerë që të ushqeheshin me bukën e saj. Kështu që, burri i Rudkin i transportonte bukët në dyqanet e ushqimeve me pakicë. Duke qenë se buka e saj u bë e njohur, kah fundi i vitit 1939 ajo shiti më shumë se një milion bukë dhe produkte për Reader’s Digest. Në vitin 1940, e kaloi biznesin e saj nga garazhi në fabrikën personale, duke shtuar këtu edhe biskota në listën e produkteve, një dekadë më vonë. Ajo ia shiti biznesin e saj “Campbell Soup” për 28 milionë dollarë në vitin 1961, duke u bërë kështu gruaja e parë që shërbeu në bordin e drejtorëve të kësaj kompanie.

Lydia Pinkham

Në vitin 1875 Lydia Estes Pinkham nga Massachusetts i shndërroi ilaçet bimore që i përgatiti në shtëpi në një biznes të madh, duke i reklamuar produktet e saj te gratë dhe duke i edukuar ato rreth shëndetit. “Pinkham’s Vegetable Compund” u bë njëra ndër më të njohurat për ilaçe në shekullin e 19-të. Pinkham u vlerësua si zë i fuqishëm për shëndetin e grave, në një kohë kur nevojat shëndetësore të tyre nuk njiheshin nga komuniteti mjekësor. “Cooper Laboratories”, e bleu kompaninë në vitin 1968, pilulat dhe lëngjet mjekësore janë ende të stampuara me emrin e Pinkahm te disa farmaci.

Eliza Lucas Pinvkney

Ajo është e njohur si agrokulturalistja e parë për futjen e ngjyrës blu të indigos në Amerikën Veriore. Sa ishte në shkollë në Londër, Eliza e zbuloi dashurinë e saj për botanikën. Sa ishte ende e re familja e saj migroi në Shtete të Bashkuara, atje babai bleu tri plantacione. Pasi u rrit dhe e kuptoi se industria e tekstilit në rritje po krijonte nevojë për ngjyra të reja, Pinckey filloi të prodhonte ngjyrën e kaltër me një cilësi shumë të lartë. Kështu, ajo vazhdoi të prodhonte materiale cilësore me këtë ngjyrë, duke u bërë kështu e dyta në eksport. Ajo u bë gruaja e parë e pranuar në “South Carolina Business Hall of Fame” më 1989./AkademiPune

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ta mbrojmë lëkurën nga dielli pa e privuar trupin nga vitamina D

Si ta mbrojmë lëkurën nga dielli pa e privuar trupin nga vitamina D

Zbuloni ‘sekretet’ për t’i thënë lamtumirë rrathëve të zinj poshtë syve

Zbuloni ‘sekretet’ për t’i thënë lamtumirë rrathëve të zinj poshtë syve

Një dush i mirë është një dush i thjesht, thotë profesoresha e dermatologjisë

Një dush i mirë është një dush i thjesht, thotë profesoresha e dermatologjisë

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

Gaxherri: Kërkesa e Osmanit drejtuar Kushtetueses e domosdoshme, jo e vonuar

Gaxherri: Kërkesa e Osmanit drejtuar Kushtetueses e domosdoshme, jo e vonuar

LVV pret përgjigje nga Nisma – Kryeziu: Shpresojmë të zhbllokojmë Kuvendin

LVV pret përgjigje nga Nisma – Kryeziu: Shpresojmë të zhbllokojmë Kuvendin

Kadrijaj: Presidentja veproi drejt, Kurti nuk e mori seriozisht afatin kushtetues

Kadrijaj: Presidentja veproi drejt, Kurti nuk e mori seriozisht afatin kushtetues

Emisioni “Info Nata” 22.07.2025

Emisioni “Info Nata” 22.07.2025

Greta Thunberg pjesë e protestës në mbështetje të Palestinës në Tiranë

Greta Thunberg pjesë e protestës në mbështetje të Palestinës në Tiranë

Zeqaj: Kurti s’e bën Limajn kryetar – pritet ta zëvendësojë një grua

Zeqaj: Kurti s’e bën Limajn kryetar – pritet ta zëvendësojë një grua

Takim me gastronomët: Policia kërkon respektim të orarit dhe rendit në kryeqytet

Takim me gastronomët: Policia kërkon respektim të orarit dhe rendit në kryeqytet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X