TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sinjali pozitiv i Ukrainës për Kosovën

Ukraina ka befasuar të gjithë duke u bërë pjesë e thirrjeve për përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, që të kenë një qasje më të balancuar në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Eksperti amerikan, Edward Joseph, thotë Kievi edhe mund ta njoh pavarësinë e Kosovës, por më i rezervuar shprehet politikani socialdemokrat, Nenad Çanak.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Në Ukrainë, nis peticioni për njohjen e Kosovës

Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk e pengoi kreun e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, që t’i bashkohet thirrjeve për një qasje më të balancuar në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

E ky akt, sipas profesorit nga Johns Hopkins Univeristy, Edward Joseph, e afron njohjen e Kosovës nga Ukraina.

Ai tutje thotë se disa prej kongresistëve amerikanë mund ta shtyjnë përpara këtë mesazh duke i kërkuar Administratës Biden që t’i kërkojë Kievit ta njohë Kosovën.

“Menendez, Titus, Torres mund të përparojnë mesazhin e tyre të fuqishëm duke i kërkuar administratës së Bidenit që t’i kërkojë Kievit të njohë Kosovën duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan, duke i dhënë fund Beograd-centrizmit në politikën e Ballkanit dhe duke i liruar serbët e Kosovës nga përdorimi si pengje”, thotw Joseph.

Por më skeptik lidhur me këtë çështje është politikani social-demokrat, Nenad Çanak.

“Në këtë fazë është e vështirë për Ukrainën që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ukraina momentalisht po synon që t’i rikthej territoret e saj, Krimenë dhe Donbasin.  Nëse Ukraina sot do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, Rusia do ta shfrytëzonte këtë mundësi për propagandë duke tërhequr paralele mes Kosovës dhe Krimesë”, shprehet ai.

Megjithatë ai nuk e përjashton mundësinë që Ukraina ta njoh Kosovën, pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Sipas tij, kjo lëvizje nga Kievi do të ndikonte pozitivisht edhe tek 5 shtetet mos-njohëse të Bashkimit Evropian.

“Kosova duhet të vazhdoj ta mbështes Ukrainën në mënyrë që kur kjo e fundit të çlirohet plotësisht nga Rusia, atëherë nuk do të kishte ndonjë arsye përse të mos e njihte pavarësinë e Kosovës. Natyrisht që ky veprim i Ukrainës do të kishte një ndikim tek ato 5 shtetet e Bashkimit Evropian, që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thotë Çanak.

Kujtojmë që faktori ndërkombëtar akoma nuk i larguar masat ndëshkuese ndaj Kosovës, si pasojë e tensioneve në veriun e vendit.

Tags: KosovanjohjaUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

Pas Ankesës së Listës Serbe ndaj KQZ-së, OSBE: Do vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të personelit ushtarak

Ylli forcohet me amerikanin Conger

Ylli forcohet me amerikanin Conger

Berisha pritet ti bashkohet Sturmit

Berisha mbetet në Gjermani, firmos me Kaiserslauternin

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Sunderlandi pa Xhakën kundër Burnleyt

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Gallapeni drejt Serie A, Lodzi cakton çmimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën