TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sinjalet e para për arritjen e dakordimit për shtensionim të situatës

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Beograd – Prishtinë: ShBA dhe BE në mision të ri ndërmjetësimi

Fillimi i kësaj jave solli edhe sinjalet e para të mundësisë së deeskalimit të situatës në pjesën veriore të vendit.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, pas takimit të së hënës në Bratisllavë, njoftuan se janë dakorduar për hapat e parë drejtë deesaklimit të situatës, por pa treguar detaje.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi thotë se deeskalimi ka filluar dhe se largimi i protestuesve, policisë e të tjerëve nga komunat veriore, janë procese të sinkronizuara.

“Ka ditë që në fakt ka filluar deesaklimi sepse nuk ka më as arrestime as ndërhyrje në veri, kështu që deesakalimi në terren ka filluar. Në anën tjetër, kjo interpretimet e pikave të Bashkimit Evropian, janë vetëm si me thënë humor i keq. Për ndryshe largimi i forcave policore, largimi i kryetarëve nga komunat, largimi i protestuesve janë procese të sinkronizuara edhe ato nuk tregojnë ndonjëfar hierarkie, por janë pika që duhet të bëhen për të filluar deeskalimi”, deklaroi Krasniqi.

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, thotë se pavarësisht rrugës drejtë deeskalimit Qeveria e Kosovës duhet të jap llogari për masat apo sanksionet me të cilat po përballet Kosova.

“Në fund të ditës ato tre pika kanë me u zbatu, edhe është e kuptueshme që qytetarët serb duhet me u largu nga rruga, sepse ndryshe nuk ka logjikë me funksionu sundimi i rendit dhe ligjit. Por, nuk është çështja aty, sanksionet janë aty, pra Qeveria e Kosovës duhet të jap llogaridhënie dhe përgjegjësi pse kanë ardhë sanksionet, pra kjo është një çështje shumë më e rëndësishme se sa a kanë me u largu ata qytetarë apo jo. Pra Qeveria e Kosovës prej gabimit në gabim, po gëzohet për diçka që ka mundur të bëhet pa i marr sanksionet. Në momentin që Kosova është sanksionuar çdo justifikim i qeverisë është i kotë”, tha Arifi.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar, ka thënë se hapi i pari drejt deeskalimit të situatës duhet të jetë largimi i njerëzve nga rruga, në komunat veriore. Nga Vetëvendosje thonë se plotësimi i kësaj pike, mund të qoj në deeskalim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën