TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sindikatat skeptike për Ligjin e pagave, nuk presin të hyjë në fuqi as vitin e ardhshëm

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Sindikatat skeptike për Ligjin e pagave, nuk presin të hyjë në fuqi as vitin e ardhshëm

Kjo u bë e ditur nga vetë kryesindikalistët e punëtorëve publikë gjatë një tryeze të organizuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023 – Ligji i pagave”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u shpreh se në mes të dy leximeve të Ligjit për buxhet do të propozojnë amadanmentimin për rritje të pagës në mënyrë lineare për 30% nëse pajtohen edhe sindikatat.

“Kemi menduar që ta shfrytëzojmë këtë kohë që një 30% nëse ju mendoni që është e arsyeshme duke u bazuar edhe në inflacion 20%, por edhe një rritje sepse trendi i inflacionit ka me shkua prapë në vitin 2023 kemi me pas kriza ekonomike dhe nuk kemi deshtë me shkua në 50% dhe me bë politik por kemi menduar që në bazë të analizave që 30% është i arsyeshëm deri në miratimin e ligjit të Pagave… Kryetema e vijave buxhetore do të jetë ky amendament që ka 30% nëse dakordohemi… Nëse e shihni ju të arsyeshme në rregull nëse ka ndonjë plotësim apo ndryshim ne mundemi gjatë rrugës të ndryshojmë“, theksoi ai.

Time Kadrijaj po ashtu nga ky subjekt politik tha se kryesindikalistët nuk i kanë ftuar për tu politizuar.

Ajo tha se shihet qartë se po rrezikohet mos miratimi i Ligjit të Pagave në këtë kohë kur inflacioni ka arritur shifra të larta.

“Nuk ju kemi ftuar për me u politizuar, por ne jemi deputet të zgjedhur nga vota e popullit dhe ne duhet të përfaqësojmë interesat e popullit dhe qytetarëve të Kosovës dhe ky takim është i kësaj fryme sepse ne si deputet duhet të ngrisim gjithë padrejtësitë që bëhen në sferën shoqërore dhe në këtë rast po shihet që qytetarët tanë do të jenë të rrezikuar me mos miratimin e Ligjit të pagave dhe do të jenë të rrezikuar me paga të ulëta dhe inflacionin që është arritur në shifra enorme dhe që është padrejtësi dhe normal që ne si deputet duhet t’i ngrisim këto shqetësime”, theksoi ajo.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka mbështetur idenë e AAK-së për ngritjen e pagës në mënyrë lineare për 30%. Sipas tij kjo ide do t’i ulte tensionet të cilat pritet të ngriten në janar , pasi Jasharaj beson që nuk do të ketë Ligjit të pagave as në vitin e ardhshëm.

Jasharaj u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk po ndalet me tendencat për të zhbërë sindikatat.

“Ideja që të kemi një ngritje lineare deri në 30% do të ishte një ndihmës e madhe për të gjithë ne sidomos do të ishte domethënëse për ata që i kemi me paga tepër të ulëta në arsim e kam fjalën për punëtorët tekniko-ndihmës… Lajmet e konfirmuara se nuk është ndarë një pjesë e duhur nga projektligji për buxhetin 2023 për Ligjin e Pagave flet qartë dhe duhet ta kuptim të vërtetën e hidhur se as në vitin 2023 ligjit të Pagave nuk do të kemi dhe po e bëjë një krahasim për ta dëshmuar lojën e bërë nga Qeveria. Gjatë grevës kishin dal me pompozitet se ligji i Pagave po bëhet, arsimtarët kanë kaq koeficiente e zbuluan atë 120 që e mohuan vetë… Kërkesa 30% do t’i qetësonte gjakrat do ta qetësonte situatën të punësuarit do ta kuptonin si mbështetje të këtyre institucioneve sepse mos të harroj qeveria se greva nuk është mbyllur është pezulluar dhe ato premtimet se në janar do të kemi ligjin e Pagave dhe do të jetë i shkëlqyer prapë do të ngritën pikëpyetje dhe tensione”, theksoi ai.

Edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi e ka përshëndetur propozimin e AAK-së për rritje në mënyrë lineare të pagës për 30%.

Gashi u shpreh se Ligji për shërbyesit civilë e kap dhe politizon administratën publike.

“Ky është një mashtrim i radhës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe për t’i vërë kapak është ky projektligj i buxhetit ku rrjedhimisht në kontingjentin për implementimin apo rritjen eventuale të pagave nuk është përfshirë… Tendenca që përmes këtij ligji ta kap dhe ta politizoj ta prish strukturën organizative të shërbimit civil i cili është formuar dhe është profesionalizuar me shumë mund dhe sakrificë është një e keqe e madhe që e ka pllakosur komplet sistemin qeveritar të Kosovës me theks të veçantë shërbimin civil, nëse lejojmë një tendencë të tillë mund të themi se nuk do të kemi shërbim civil të përfshirë dhe meritokracisë por do të kemi administratë të kapur e politike…15\40Propozimi juaj është i jashtëzakonshëm duke marr parasysh sfidën që jemi duke kaluar megjithatë konsideroj se tek çështja e nxjerrjes së pagës mesatare të Kosovës duhet të kihet parasysh për arsye se në nxjerrje të mesatares së pagës është mirë të përjashtohen grupet e interesit, institucionet që janë të mandatuara bordet dhe agjencitë sepse një numër i tyre e ngrit këtë mesatare, por të merren për bazë zyrtar publik komunal arsimi, shëndetësia”, u shpreh Gashi.

Por ndonëse e mirëpriti një propozim të tillë, udhëheqësi i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Imer Zeqiri tha se propozimi i AAK është pak për pagat e policëve të Kosovës.

Ai adresoi edhe nevojën për sigurime shëndetësore.

“Do të shkoj kjo në pagën bazë apo do të jetë në neto për arsyes se e dini që paga bazë e një polici është 392 euro dhe për mendimin tim sa i përket Policisë së Kosovës kjo është pak, propozimi është shumë me vend nuk po dua të anashkalojë propozimin”, theksoi ai.

Se nuk do të ketë ndonjë rritje shumë të madhe në paga rritja lineare prej 30% u shprehën edhe nga Federata Sindikale e Mjekëve.

Ligji për Buxhet për vitin 2023 pritet të diskutohet dhe të votohet këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Auto Draft

Si transmetohet sëmundja “gjuha e kaltër” te bagëtitë?

Auto Draft

Ish-ushtari i UÇK-së që kundërshtoi Specialen flet për prapaskenat e ditës së votimit

Mbi 80 ushtarë në teren pas shpërthimit të zjarrit në Tetovë

Rreth 20 mijë euro dëme nga zjarri që përfshiu një lokal në magjistralen Kaçanik – Ferizaj

Teatri i Pejës ende i mbyllur, por arti nuk ndalet

Teatri i Pejës ende i mbyllur, por arti nuk ndalet

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Auto Draft

Si transmetohet sëmundja “gjuha e kaltër” te bagëtitë?

Auto Draft

Ish-ushtari i UÇK-së që kundërshtoi Specialen flet për prapaskenat e ditës së votimit

Mbi 80 ushtarë në teren pas shpërthimit të zjarrit në Tetovë

Rreth 20 mijë euro dëme nga zjarri që përfshiu një lokal në magjistralen Kaçanik – Ferizaj

Spiropali: Bashkëjetesa ndëretnike në RMV është vlerë në rrugën evropiane

Spiropali: Bashkëjetesa ndëretnike në RMV është vlerë në rrugën evropiane

Sulmet izraelite vrasin të paktën 44 persona në Gaza, mes tyre 22 që prisnin ndihmë humanitare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 44 persona në Gaza, mes tyre 22 që prisnin ndihmë humanitare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X